Po bëhen gati një muaj prej kur 15 kuzhinierë të Mensës së Studentëve në Prishtinë, janë angazhuar në përgatitjen e ushqimit për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky shërbim do të vazhdojë derisa të zgjidhen kuzhinierët përmes konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, mungesa e kuzhinierëve në mensë ka rritur ngarkesën dhe përgjegjësitë për stafin e mbetur.
Rreth 65 punëtorë të tjerë janë të angazhuar që të shërbejnë ushqim për afro pesë mijë studentë në dy vakte.
“Mëngjesi suedez”, gjellrat duke përfshirë fasulen, patatet, orizin, lakrën e zier, pastat, specat e mbushur e deri te disa lloje të mishrave, janë pjesë e menysë që përgatiten çdo ditë për studentët.
Po të njëjtat ushqime përgatiten edhe nga kuzhinierët që tashmë po shërbejnë për ushtarët e FSK-së. Atje tanimë është hapur konkursi për kuzhinier, ku paga është mbi 600 euro, ndërkaq në mensë rreth 400 euro.
Por, sipas drejtorit të mensës së studentëve, Fahri Osmani problem thelbësor për punëtorët mbetet paga jo e kënaqshme.
Ai potencon se paga e ofruar në konkursin e FSK-së, mund t’i nxitë kuzhinierët e mensës që të aplikojnë.
“Në momentin që Forca e Sigurisë e përfundon procesin e rekrutimit të stafit të tyre, ata do të kthehen në vendet e tyre të punës, kuzhinierët tanë… A ka pasur ndonjë lajmërim prej kuzhinierëve atje që do të konkurojnë në konkursin e FSK-së për kuzhinierë? Nuk kam ndonjë informatë të tillë, nuk e besojmë… Një prej problemeve më thelbësore për stafin këtu është paga e tyre, e cila ka mbetur në nivel jo të kënaqshëm dhe kjo është halli i tyre i vetëm… Ka mundësi që mundet ndonjë punëtorë të jetë në lajthitje, sepse këtu pagat e kuzhinierëve nuk janë në nivelin e kënaqshëm”, thotë Osmani.
Osmani bënë të ditur se kapaciteti i mensës së studentëve ka qenë që t’u dalin në ndihmë FSK-së me 15 kuzhinierë.
“Ne kemi ofruar një staf prej 15 kuzhinierëve, aq kanë qenë kapacitetet dhe mundësitë tona për t’iu dalë në ndihmë FSK-së. Natyrisht, që kjo lë një vakuum, por atë vakuum njerëzor nga ana e tyre ne e kemi kompensuar ngase kemi një staf prej 80 punëtorëve që janë mjaftë aktiv dhe profesional dhe kemi tejkaluar deri më tani në mënyrën më të mirë. A po vërehet mungesa e tyre? Natyrisht se vërehet por e kemi kompensuar dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë rënie në shërbim apo në cilësinë e ushqimeve… Ne kemi arritur që këtë mungesë të kuzhinierëve ta kompensojmë me angazhimin edhe të punëtorëve tjerë që punojnë në vija tjera ushqyese siç janë banakierët, servuesit ndihmës kuzhinierët, të cilët janë aktivizuar këto ditë”, potencon Osmani.
Ndër të tjera, Osmani tregon për ushqimin më të preferuar të studentëve.
“Është një meny e pasur, kryesisht e përbërë nga gjellrat, siç është fasulja, orizi, patatet, speca të mbushur, lakra të ziera, makaronat me djathë, me gjellë. Pra, forma të ndryshme të pastave që janë më shumë të kërkuara… Cili ushqim është më i preferuar nga studentët? Kohën e fundit, deri më tani ka qenë fasulja, por kohët e fundit, preferencë e studentëve janë pastat dhe makaronat me djathë”, tregon Osmani.
Në mensën e studentëve në Prishtinë ofrohet ushqim për drekë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe darkë nga ora 17:00 deri në 21:00. Derisa 15 euro është shuma që paguajnë studentët për të marrë këtë shërbim brenda një muaji. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos