LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratoj projektbuxhetin 2017

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratoj projektbuxhetin 2017

Seanca e Kuvendit e së enjtes, e parafundit për këtë sesion parlamentar, parashikon diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme, ku mes tyre veçohet miratimi nen për nen dhe në tërësi i projektbuxhetit 2017 dhe i paketës fiskale, zgjatja e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, votimi i dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Konkurencës etj.

Pika e 10-të e rendit të ditës është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i pr/ligjit të buxhetit dhe i ligjeve te paketës fiskale që e shoqërojne atë. Tre pikat e para janë ligje që lidhen me identifikimin elektronik, nënshkrimin dhe dokumentin elektronik, ndërsa pritet të ratifikohet dhe marrëveshja e garancisë me BERZH-n për planin e ristrukturimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për votim është parashikuar Kodi Hekurudhor, i mbartur nga seancat parardhëse, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash. Krahas axhendes zyrtare, debatet ne parlament si zakonisht pritet te fokusohen tek aktualiteti politik ne vend, qe ze dhe pjesen me te madhe te diskutimeve ne séance.


Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori