
Postet:
Mbylle
- 13/05/2025 10:36-Për të pesëmbëdhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit
- 13/05/2025 10:25-Limaj: Nisma s’ka ftesë nga presidentja Osmani
- 13/05/2025 10:15-Peci: Presidentja Osmani është dashur të ftojë në takim edhe partinë Guxo
- 13/05/2025 10:06-Murati: Do të shqyrtohet ftesa e presidentes Osmani për takim
- 13/05/2025 10:06-Takimi i ftuar nga Osmani, Haradinaj: Do të shohim çfarë qëndrime ka presidentja
- 13/05/2025 09:48-Lushtaku: Nuk ka ndyrshim, kjo situatë është tallje me qytetarët
- 13/05/2025 09:37-Kurti kalon në heshtje para gazetarëve, sërish pa përgjigje për pyetjet
Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të.
Sikurse në seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.
Për kanë votuar 56 deputetë, një kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka njoftuar se seanca e radhës është caktuar për të enjten në orën 10:00.
Qytetarët më 9 shkurt i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi ka hyrë në muajin e katërt pa konstituimin e institucioneve.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e fundit. /Telegrafi/
13/05/2025 10:36-Për të pesëmbëdhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të. Edhe në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces. Ky ndryshim i mënyrës së votimit nuk kaloi, ku për votuan vetëm 56 deputetë.13/05/2025 10:25-Limaj: Nisma s’ka ftesë nga presidentja Osmani
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takim konsultativ me të gjitha partitë parlamentare të enjten. Ai tha se nuk e di pse nuk ka marrë ftesë, mirëpo shtoi se është mirë që po ndodhin këto takime për të zgjidhur krizën politike në Kosovë. “Në politikë duhet të bisedohet dhe të takohet. Njerëzit që janë përgjegjës dhe drejtojnë parti politike dhe institucione kanë obligim që përtej politikave të mashallave primitive të ulen dhe bisedojnë. Zakonisht bisedohet me ata që ki dallime apo mospajtime për të tentuar me gjetë marrëveshje apo kompromise që i shërbejnë shumicës. Mirë që po ndodhin këto lëvizje, mirëpo ne ende nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga presidentja dhe nuk kam përgjigje pse nuk kemi”, tha Limaj.13/05/2025 10:15-Peci: Presidentja Osmani është dashur të ftojë në takim edhe partinë Guxo
Partia Guxo nuk ka marrë ftesë për takim konsultativ nga presidentja Vjosa Osmani, tha deputeti dhe një nga drejtuesit e kësaj partie, Faton Peci. Peci tha se partia e tij është dashur të marrë ftesë nga Osmani, pavarësisht se në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shtoi se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset nëse Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani të enjten. “Nuk i di këto informacione. Tash po shkoj në takim të grupit dhe ndahen informacionet. Ne nuk kemi marrë ftesë por do të duhej të merrnin ftesë. Ne jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht se nuk kemi garuar të vetëm por bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.13/05/2025 10:06-Murati: Do të shqyrtohet ftesa e presidentes Osmani për takim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se do ta shqyrtojnë ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ. Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e seancës së pesëmbëdhjetë të konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se për ftesën do të vendosë Grupi Parlamentar i LVV-së, i cili përbëhet edhe nga partnerët Guxo dhe Alternativa. “Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi që shqyrtohet ftesa dhe shihet se çka është dhe besoj tani ju njoftojmë”, tha ai.13/05/2025 10:06-Takimi i ftuar nga Osmani, Haradinaj: Do të shohim çfarë qëndrime ka presidentja
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit, lidhur me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ që pritet të mbahet të enjten. Haradinaj tha se do ta dëgjojnë se çfarë qëndrimesh ka presidentja rreth situatës së krijuar në Kuvend. “Do ta ndëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka dhe çfarë sugjeron. Unë e kom konfirmu pjesëmarrjen”, tha ai.13/05/2025 09:48-Lushtaku: Nuk ka ndyrshim, kjo situatë është tallje me qytetarët
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk ka ndonjë ndryshim nga herët e kaluara. Ai ka thënë se ka një kokëfortësi nga mazhoranca e deritashme. “Kjo mazhorancë po shpik forma të ndryshme në mënyrë që të mos e hedh në votim kandidaten e tyre e cila po shihet se po dështon sa herë po del në votim. Pavarësisht sa ka numra, këta numra nuk janë të mjaftueshme për konstituim të Kuvendit”, tha Lushtaku. Ai shtoi se kjo situatë është kokëçarje dhe tallje me qytetarët.13/05/2025 09:37-Kurti kalon në heshtje para gazetarëve, sërish pa përgjigje për pyetjet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe këtë herë ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Pak para nisjes së tentativës së 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurti është parë duke kaluar pranë përfaqësuesve të mediave pa dhënë asnjë deklaratë, në një qëndrim që është bërë tashmë i përsëritur.Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































