Site icon Telegrafi

Kuvendi mbyll punimet për sot, seanca vazhdon nesër në orën 12:00

Ka përfunduar seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar gjatë ditës së nesërme në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti i cili mbylli punimet e kuvendit për sot për shkak të mungesës së kuorumit për miratimin e projektligjeve të propozuara.

Në mungesë të kuorumit nuk u arrit të miratohet edhe projektligji për kamatvonesa për rregullimin dhe mbështetjen e bizneseve.

Ndërkohë, Kryesia e kuvendit do të mblidhet nesër në orën 11:00, një orë para vazhdimit të seancës.

Exit mobile version