Kuvendi mblidhet për ratifikim - Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes

Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit në lidhje me ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
Deputeti Gazment Bardhi ka thënë se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes duke kërkuar nga presidenti që të japë miratimin për hyrjen në fuqi.
"Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Presidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar”, tha ai. /Tch/




















































