LAJMI I FUNDIT:
Peja 11° cloudy

Kuvendi Komunal në Istog miraton raportin financiar dhe rregulloren për transparencë

Kuvendi Komunal në Istog miraton raportin financiar dhe rregulloren për transparencë

Është mbajtur mbledhja e 36-të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal të Istogut, e kryesuar nga kryesuesi Enver Rugova.

Në takim morën pjesë Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, nënkryetari Ali Nimanaj, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Gjatë mbledhjes, kuvendi shqyrtoi dhe miratoi disa çështje të rëndësishme, përfshirë Raportin Financiar për vitin 2024, formimin e komisioneve për ndarjen dhe shqyrtimin e ankesave për bursa studentore, si dhe shpalljen në diskutim publik të Rregullores për Transparencë Komunale.


Një pikë shtesë në rendin e ditës ishte rishqyrtimi i vendimit për ndarjen e pronës komunale për Korporatën e Ruajtjes së Energjisë (KRE Sh.A.) dhe plotësim-ndryshimi i Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba. Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e kuvendit./Telegrafi/