LAJMI I FUNDIT:

Kush të luajë në finalen e madhe

Kush të luajë në finalen e madhe

Të mërkurën mbrëma (27 maj) në Stadio Olimpico të Romës zhvillohet superfinalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.

Është një ndeshje për të cilën secili lojtar ëndërron të luajë, dhe tash kur iu është dhënë mundësia lojtarëve të këtyre dy skuadrave, padyshim që të gjithë dëshirojnë të përfshihen në formacionin bazë, ose që së paku të shijojnë disa minuta nga kjo finale e madhe.

Nga ekspertët e futbollit konsiderohet si finalja e dy skuadrave më të mira në botë për momentin dhe të gjithë presin të shohin futboll të bukur dhe spektakël.


Unitedi lufton për ta mbrojtur titullin e fituar në sezonin e kaluar dhe për të hyrë në histori, ndërsa Barcelona dëshiron ta kompletojë këtë sezon të shkëlqyer duke fituar të gjitha trofetë e mundshme.

Veç tjerash, kjo finale do të jetë një përballje direkte e dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Më poshtë do të shënojmë listën e lojtarëve të të dyja skuadrave të cilët pritet të inkuadrohen nga minuta e parë të mërkurën, ndërsa ju jepni komentin tuaj për formacionet më të mira me të cilat të dyja skuadrat duhet të zbresin në fushë.

Manchester United: Van der Sar; O’Shea, Ferdinand, Vidic, Evra; Scholes, Carrick, Anderson; Ronaldo, Rooney, Park.

Barcelona: Valdes; Puyol, Toure, Pique, Sylvinho; Xavi, Keita, Iniesta; Messi, Eto’o, Henry.