LAJMI I FUNDIT:

Kush punon më gjatë, ka më pak produktivitet

Kush punon më gjatë, ka më pak produktivitet

Evropianët që punojnë më gjatë, a arrijnë më shumë? Përgjigja është jo, sipas një studimi të kryer nga kongresi britanik i sindikatave.

Duke krahasuar të dhënat nga ekonomitë e konsoliduara të Bashkimit Evropian në 2018, studimi doli në përfundimin se ndërsa punonjësit me kohë të plotë në Britaninë e Madhe, kanë javën më të gjatë të punës, ata janë edhe nga më pak produktivët.

Në anën tjetër, Danimarka ka javën më të shkurtër të punës, por ai është edhe vendi i dytë më produktiv pas Irlandës. Produktiviteti është matur bazuar në GDP-në për orë të vendit.


Në Itali një javë pune e reduktuar korrespondon me produktivitet të ulët. Italianët renditen të dytët, bashkë me Holandën dhe Belgjikën për orët më të pakta të punës në Evropë, por janë edhe rreth 30 për qind më pak produktivë.

Por, nuk duhet dalë shpejt në konkluzione. Ndërsa produktiviteti i italianëve lë për të dëshiruar në krahasim me rezultatet e para në Holandë apo Belgjikë, ata janë në nivel mesatar kur sheh më gjerë në Evropë. Punonjësit me kohë të plotë në BE, që kanë bërë mesatarisht 40.2 orë punë në javë, kanë pasur një produktivitet prej 91.4 për qindësh, raporton Tch.

Italianët punojnë mesatarisht 39 orë në javë dhe janë vetëm 0.8 për qind më pak produktiv se mesatarja e Evropës. Për sindikalistët britanikë, kultura e orëve të gjata të punës, nuk është diçka me të cilën mund të krenohesh. Kjo sipas tyre do të thotë, t’u rrëmbesh punëtorëve një jetë të denjë familjare dhe kohën me të dashurit e tyre.

Vende të tjera kanë treguar se reduktimi i orëve të punës nuk është i mirë vetëm për punonjësit, por mund të rrisë edhe produktivitetin. Bazuar në rezultatet e saj, kongresi i sindikatave britanike thotë se mbështet një javë pune me më pak orë, përfshirë edhe shtimin e ditëve zyrtare të pushimit dhe javën me katër ditë pune. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A është uji i dushit duke dëmtuar lëkurën tuaj? Ja çfarë duhet të bëni

A është uji i dushit duke dëmtuar lëkurën tuaj? Ja çfarë duhet të bëni

Ekonomi
Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit:

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Ekonomi
Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park - zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

Plotë një vit nga hapja e Jumbo Central Park - zbritje dhe atmosferë festive për të gjithë familjen

Ekonomi
Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Ekonomi
Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Botë
Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Ekonomi
Kalo në kategori