Kush po vjen? Brezi Zeta Kanë një fuqi të madhe shpenzimi, por një vëmendje inferiore. Aq sa mes reklamave qarkullon batuta: Nëse nuk lidh dot pesë fjalë, mund të ndërrosh zanat. Janë Brezi Z, të lindurit dixhitalë, që sot dominojnë fushën e studimit të brezave.
Mund t’i quajmë të afërmit e Millennial, brezit aktual, dhe jo fëmijët. Por janë të ndryshëm nga ata. Ndryshe nga të parët, në fakt, të rritur në paqe e zhvillim të viteve ’90, Brezi Z ka bërë hapat e parë në luftë dhe terrorizëm, të ndjekur nga 11 shtatori, dhe që po jetojnë dy kriza ekonomike. Ajo e Millennial është një histori e pafajësisë së humbur, ndërsa Zeta me ashpërsinë e ekzistencës u është dashur të bëjnë llogaritë që sa kanë lindur. Ata janë më pragmatikë e më pak vetëtolerues.
Por kush janë Zeta dhe çfarë dëshirash kanë? Për New York Times, ky brez, të vendosur që të mos përfundojnë si vëllezërit më të mëdhenj, të detyruar nga tekat dhe të rikthehen tek mamaja për shkak të recesionit, ka ambicie më konkrete. Edhe pse shumë prej tyre e kanë sipërmarrjen në ADN, nuk duan të ndryshojnë sistemin, por të punojnë në të. Mbi të gjitha ata planifikojnë. Madje disa kujtojnë stërgjyshërit e tyre, të lindurit mes dy luftërave botërore, pra, më të zgjuar.
Pra, raporti me teknologjinë ka ndryshuar shumë. Nëse Millenial kanë patur iPod (2001), brezi Z nuk mban mend ndonjë kohë pa rrjete sociale. Janë rritur me iPhone (2007), në vend të fjalëve përdorin emoji. Për ta Facebook është i vjetër, (në 2014, 25% e moshave 13-17 vjeç e kanë lënë), Instagram është i rrezikshëm: një selfie mund të të jep popullaritet, por mund të të dëmtojë perspektivën për karrierë. Për ta janë më të rëndësishme aplikacionet që të sigurojnë privatësinë, se sa aplikacionet e shpejta. Secet dhe Whisper për lajme thashetheme anonime; Snapchat që eliminon mesazhet pas disa sekondash. Ankthi i tyre është lokalizimi i vendndodhjes.
Ata nuk pinë alkool, as duhan, bëjnë seks të mbrojtur, nuk dëshirojnë makinë, vendosin gjithmonë rripin e sigurimit.
Edhe të porsalindurit janë në shënjestër të studimeve. Madje kanë edhe një emër, Brezi Alfa. Është herët? Ndoshta jo, nëse çdo javë në botë lindin 2.5 milionë fëmijë, dhe në 2025 do të jenë 2 miliardë të këtij brezi. Të lindur me iPad, do të duan më shumë teknologjinë se biberonin. Dikush i quan edhe “Screenager”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale