Ish i burgosuri politik, Xhavit Zariqi ka rrëfyer për ato që ai pretendon se ishin torturat çnjerëzore dhe më të tmerrshmet të kryera mbi trupin e tij nga disa pjesëtarë të UDB-së, e që ishin shqiptarët Lutfi Ajazi, Fadil Hyseni, Izet Imeri dhe Enver Polloviqi.
Ndërsa Fadil Hoti, Bajram Jakaj, Astrit Koshi, Adem Imeri janë disa nga emrat që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB-ja por që nuk kanë ushtruar dhunë e torturë fizike ndaj Zariqit.
Zariqi në emisionin “Debat Plus” ka thënë se torturat më të tmerrshme i ka përjetuar nga dhuna fizike e UDB-ashit, Lutfi Ajazit dhe 3-4 të tjerëve që nuk i njehë dhe nuk ua di as emrat, por që sipas tij aq çnjerëzore ka qenë dhuna sa që “i ka pëlcitur gjaku nga këmbët e tij”.
“Përjetimi më i ashpër, pas dy muaj e gjysmë, kur Luta apo e thërrisnin Shtrumfi. A din çka thojshin. Fol se kur vjen Shtrumfi, e din çka kanë ndodh, Edhe vërtetë, pas dy muaj e gjysmë, gjithë natën, por as mëngjesin nuk e kam zënë me kohë me hëngër, por ky Luta bashkë me tre-katër të tjerë, emrat nuk ia di. Por Luta ka qenë kryesor. Mu kanë pas bërë këmbët derisa më ka pëlcit gjaku”, vijoi ai.
Zariqi për Adem Imerin (i njohur si Goga) si UDB-ash ka thënë se metoda e tij e dhunës ka qenë psikologjike dhe me fyerje e ofendime nga më të ndryshme.
Ndërsa Enver Polloviqi e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht.
“Adem Imeri i njohur si Goga nuk më ka keqtrajtuar. Më ka intervistuar rreth 1 javë. Ka përdorur një stil ose metodë tjetër, ose lutjes të ofrimit të kushteve, pse me qëndrua ti në burg. Ti je në burg, me trego ku gjinden këta. Çfarë veprimtarie ke bërë me ta. Dhunë direkte s’ka përdorë”.
“Enver Polloviqi, më ka keqtrajtuar, më ka ra me shuplaka, me shufra gome ose pendrek. Edhe ka fyer. Ka përdorë dhunën fizike në kuptimin se a di kush jam unë, a di kush është jugosllavia, A din çfarë pushteti do me luftu ti. Kush je ti me luftu Jugosllavinë. Ka përdorë dhunë fizike. Ka qenë tmerr se nuk kam mundur as bukë me hëngër, s’ke mujt me kap as lugë. Nga goditjet ka pëlcit gjaku, Edhe këmbët. Dy muaj a tre nuk kam mundur të mbath as këpucë, as patike, as hiq. Këmbët kanë qenë kaq. Fatkeqësisht për gjashtë muaj nuk janë ndërprerë”, vijoi Zariqi.
Madje, Zariqi ka përmendur miqësinë e tij me Bajram Jakaj si pjesë e UDB-së, pas lirimit të tij nga burgu duke thënë se ai ka qenë “njëri nga personat më korrekt dhe më pishman” të shërbimit të asaj kohe.
“Është keq mos me përmend, Bajram Jakaj, ka qenë inspektori i Sigurimit Shtetëror i njohur si UDB-ja, më korrekti dhe më pishmani që ka qenë aty. Pasi më ka njoftuar pas lirimit tim nga burgu, kam ndejt me të, jam shoqëruar me të, unë jam takuar me të, kam pirë kafe. Jam ende shok me të, edhe pse është keq me shëndet. Ka qenë shumë korrekt”.
“Kur Fadili me një UDB-ash tjetër doli në koridor, më tha Bajrami: Ke vendos mos me fol, mos fol. E për me dëshmu që ka qenë shqiptarë i mirë por që është gjetur. Pas vitit 1991, ai ka qenë shumë i interesuar dhe ka punuar për të organizuar luftën kundër Serbisë. Shpesh, bashkë me Elmi Reçicën dhe Bajram Jakaj kemi bërë plane se si duhet të organizohet lufta, ku duhet të përqendrohet Ferizaji në luftë, cilin regjion, kemi pasur dy opsione: kemi pasur Jezercin dhe Bjeshkët e Zhegovcit. Dhe ishte propozimi dhe orientimi për Jezercin, dhe ishin male me ujë dhe pak më lehtë kalohet edhe si ushtri edhe popullate. Dhe për ta dëshmuar këtë, Bajram Jakaj është arrestuar, keqtrajtuar dhe maltretuar jashtëzakonisht shumë”, vijoi Zariqi.
Emrat e përmendur nga ish i burgosuri politik, Xhavit Zariqi:
Nevruz [mbiemri nuk ia di]
Fadil Hoti [ UDB-ashë korrekt]
Lufti Ajazi [UDB-ashi më brutal]
Astrit Koshi [ UDB-ash korrekt]
Izet Imeri [UDB-ash]
Fadil Hyseni [UDB-ash]
Bajram Jakaj [Inspektor korrekt]
Adem Imeri (GOGA) [UDB-ash korrekt, vetëm dhunë psikologjike, nuk perdori dhunë direkte]
Enver Polloviqi [UDB-ash brutal dhe ofendues]
Zariqi ka qenë i dënuar me 1 vit e gjysmë për veprimtarinë e tij politike.
Në dënimin e tij, ka qenë gjykatës, Shefki Syla dhe prokuror Elmi Zhitia.
Zariqi theksoi se fatkeqësisht edhe gjykatësi edhe prokurori kanë qenë me funksione të larta në Institucionet e Kosovës, bile “Elmi Zhitia si prokuror i Kosovës”./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës