Kush ia ënjti syrin e djathtë Dani Alvesit (Foto/Video)

Dani Alves ka përjetuar një goditje të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi i Juventusit është përplasur aq keq me një futbollist të skuadrës franceze të Lyonit sa që ju ka ënjtur syri i djathtë.
E përditshmja sportive katalonase El Mundo Deportivo e ka krahasuar brazilian me rolin e aktorit të famshëm, Sylvester Stallone, Rocky Balboa, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Juventus dhe Lyon barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së katërt të ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Klikoni KËTU për ta shikuar videon. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































