Ndue Gashi dhe heroina e gruaja e tij Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, tri vajza e tetë djem. Tre prej djemve luftuan me armë në dorë nën uniformën e UÇK-së, ndërsa pjesa tjetër e familjes gjatë viteve 1998- 1999, në shtëpinë e tyre pritën mbi 300 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Shtëpinë në fshatin Brus të Lipjanit familja Gashi e kishte kthyer në bazë të UÇK-së, armë, municion, fjetje, ushqim e pritje të ngrohtë aty gjetën shumë dëshmorë e udhëheqës të luftës së lavdishme për liri.
“Unë jam Naser Ahmeti, pseudonimin Celi, kam qenë përgjegjës për zonën Vërbicë e Zhegovcit, prej asaj malësie kam ardhur këndej për me shku për Marec e kemi pasur zonën, edhe këtu kam mbetur me xhip edhe me një ‘Niva’ edhe kam kërkuar ndihmë tek këto shtëpi. Pasi kam kërkuar na kanë tërhequr, ka qenë viti 1999 edhe kjo shtëpi prej asaj deri deri ka përfundu lufta kjo shtëpi ka qenë në shërbim të të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Naser Ahmeti, ish komandant i UÇK-së.
Shtëpia në të cilën kërkuan konak ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtëpia e Nue Gashit dhe nanë Stanës në fshatin Brus, komuna e Lipjanit. Në këtë shtëpi, gjatë gjithë viteve ’98-’99, si për ushqim, logjistikë dhe për armatim, konak gjetën mbi 300 ushtarë të UÇK-së.
“Kanë ardhur djemtë janë bërë shoqëri me ta, edhe i kanë pritur edhe i kanë përcjellur, edhe i kanë pru në shtëpi, edhe ju kemi kthy bukë edhe çka u kanë për shtëpi…. po bojsha si për veti ne kallabllak kemi qenë vetë, çka kemi pasur ju kemi dhënë”, thotë Stane Gashi – zonja e shtëpisë.
Ajo ka treguar se si e kujton kohen e luftës.
“Djemtë për ditë përcjellë jashtë shko, u tutshim se po mbesim diku a çka po bëjmë, me tutë përditë… Kanë shkuar për lirinë. Kemi dhanë çka kemi për UÇK-në. Faleminderit që kemi shpëtuar mirë edhe ata edhe ne… Natën më shumë [kanë strehuar ushtarë]. Një ditë i kemi mbajtur 30 gjithë ditën. Dy herë kemi kthy bukë në ditë, edhe me çaj, me kafe e me krejt si në shtëpi, si për veti”, ka rrëfyer Stane Gashi.
Vajza e Stane dhe Nue Gashit ka folur sikurse e ëma e babai, me modesti duke treguar për kohën e luftës.
“Nana gatuajke bukë, ne marojshim sene, pasul, kur vijshin ushtria taze, kanë ardhë ka 10 më shumë, kishim harq se baba shkojë në Janjevë”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka treguar se gjatë asaj kohe gatuajshin bukë e flija.
Për RTV Dukagjinin gjithashtu ka rrëfyer edhe djali i madh i Ndue e Stane Gashit, Filipi.
“Unë jam fëmija i madh i prindërve Ndue dhe Stana Gashit. Jam ushtar i UÇK-së, ku jemi kanë me dy vëllezërit tjerë, kemi marrë pjesë në luftë. Pjesa tjetër e familjes, ka marr pjesë në pritjen këtu në shtëpi të ushtarëve, kontributi ka qenë edhe më i madh ndoshta”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për kontaktin e tyre me zonat e tjera të UÇK-së.
“Ne i kemi pasur lidhjet Zhegoc, Verbicë, Mramor, Busi, Marec i kemi pasur lidhjet ku me u drejtu. Janë ardhë këtu, ka qenë pikë kryesor se nuk ke mundur me kalu tjetërkah. Prej Zhegocit ishte lidhje në mes të Llapit, Karadakut e më vonë Nerodimes”, ka thënë ai.
Filipi po ashtu ka treguar edhe si kishte vendosur që të bëhet pjesë e UÇK-së.
“Nuk kemi pasur pengesa prej tyre, në momentet e para na kanë thënë ecni, se ne katër vëllezër i kemi pasur jashtë, katër jemi qenë këtu. Dhe në momentin e parë që ka ardhur mundësia jemi kyçur [në UÇK]. Kanë dhënë kontribut edhe motrat, kanë qenë të rrezikum. Kanë mundur me ardhë në shpi se ishim në rrugë. Kanë mundur me ardh policia, ushtria, edhe fëmijët i kemi pasur këtu”, është shprehur ai.
Ai me nostalgji kujton kohën e luftës.
“Jam kanë me vëllain Fatmirin. U kanë njëfarë komandant Shpati dhe ishim duke shku në Mramor dhe kemi rënë në lumë. Na u ndalë ‘Niva’, asfalti nuk është as pesë metra. Aty as nuk guxojshim me nejt e as me e lanë ‘Nivën’ me ikë. Edhe kur kemi shku te Ejup Gashi në Mramor, deri këtu në pikë te dimrit, duke rrjedhë ujë, na ka pritë. Aty e di kiametin më të madh, se në borë ti me hy, me ra në borë deri në fyt”, ka thënë ai.
Filipi gjithashtu ka dhënë një mesazh të fortë.
“Veç kisha thënë mos me shkelë në atë gjak që është dhënë, askush, se ai gjak që është derdhur për këtë vend nuk bën me shkelë, a po shkelet. Pak ma ndryshe kemi ëndrru lirinë. Me e gëzu pak më mirë. Se na kur e kemi marrë armën nuk e kemi pritur që e presim lirinë”, është shprehur ai.
Ejup Gashi, ish Komandant Mala ka treguar se si ishin njohur me Nue Gashin.
“Me Ndue Gashin jam njohur që nga viti 1991….Kryefamiljari ka qenë aq i sinqertë kur i deshtën luftëtarët… “, ka thënë ai duke shtuar se çdo familje i mirëpriste ushtarët e UÇK-së.
Shtëpia e Ndue Gashit, sipas Ismet Sylejmanit, ish Shef për Informim, Zëdhënës Z.O. të Karadakut, ishte shtëpi bazë.
Ndue Gashi ka vdekur, por në krye të sofrës dhe konakut qëndron Nëna Stane, Nëna e UÇK-së. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?