Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të pritet shumë dhe se arritja e një marrëveshje finale me Serbinë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, sipas saj është e vështirë.
Duke vlerësuar nga ajo që është parë deri më tani, siç thotë Kusari-Lila nuk ka ndonjë mundësi për përafrim në çfarëdo aspekti.
“Me këtë Serbinë e Vuçiqit është shumë e vështirë me pas një marrëveshje finale e cila mund të ketë kredibilitet siç po e shohim ne deri tash, nga ajo që po shihet, sa do të realizohet mbetet të shihet”, u shpreh Kusari-Lila gjatë intervistës për Telegrafin.
Ajo tha se “sa i përket prioritetit, është e vërtetë që Bashkësia Ndërkombëtare insiston dhe kërkon, por absolutisht unë nuk pajtohem me faktin që Kurtit po i shkon gjithë energjia ose koha duke u marrë me dialogun me Serbinë”.
“Në Bruksel ka qenë me i taku edhe komisionerët, Brukseli nuk është vetëm për dialogun por edhe për procesin i cili pashmangshëm është ai i rrugës tonë drejt Bashkimit Evropian dhe mënyrën si po synohet të portretizohet është pak më e rënduar sesa që është”, theksoi ajo.
Sipas Kusari-Lilës, është vështirë të parashikohet se çfarë do të nxirret nga ky takim në Bruksel, por se siç tha ajo mbetet që kryeministri Albin Kurti të flas në Kuvend si para edhe pas takimit në lidhje me qasjen dhe prioiritetet.
“Megjithatë, takimi do të jetë, por çka do të nxjerrë është vështirë e parashikueshme, edhe pse nuk shihet shanca që do të ketë përafrim nga çfarëdo aspekti. Takime do të ketë por cili do të jetë rezultati por sa do të mund të arrihet. Kryeministri do të jetë në Kuvend të raportojë para se të shkojë në Bruksel, besoj se do të jetë edhe pasi të kthehet. Mbetet t’i lihet atij të tregojë qasjet dhe pritshmëritë, edhe pse nga ajo që po shihet nuk është se mund të presim shumë nga ky takim në Bruksel”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila as nuk mohoi definitivisht e as nuk pohoi mundësinë për tu bërë pjesë e garës.
Ajo tha për Telegrafin se ende nuk ka vendim final.
Megjithatë, siç u shpreh ajo ka kërkuar votën e qytetarëve për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe puna që po bën tani ka peshë e përgjegjësi të madhe.
“Vendim nuk kam, kjo është e sigurt. Por, është sfidë në vetvete se puna që jam tu e kry tash është me peshë e përgjegjësi të madhe. Unë kam kërkuar votë për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës se e kam ditë më herët që nuk do të jem në ekzekutiv. Unë nuk thashë që vendim nuk ka final, por së shpejti do të ketë edhe datë të zgjedhjeve dhe të gjitha partitë do të prezantojë kandidatët e tyre, nëse do të ketë”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë