Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se programi i Alternativës është thellësisht liberal dhe i përshtatet qytetarëve të Kosovës, duke reflektuar aspiratat dhe sfidat e tyre të përditshme.

Ajo ka pohuar se objektivat në të cilat do të realizohet programi i Alternativës janë: Ekonomia e Gjelbert; Inovacioni; Infrastruktura; Turizmi; Qeverisja e mirë.


Partia Alternativa ka njoftuar se punëtoria ka për qëllim të përshtatë çdo fushë të programit me kërkesat e qytetarëve, sepse mirëqenia dhe jeta e tyre është prioritet i tyre.

"Ne jemi këtu për të sjellë ndryshim, për t’i dhënë zë qytetarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë"./Telegrafi/