Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila e shpalli vendimin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tha se ky vendim ishte dhe mbetet një nga më të rëndësishmet dhe historike për popullin e Kosovës.
Kusari-Lila tha se edhe pas 11 viteve Kosova vazhdon të sfidohet nga politikat destruktive dhe obstruksionet nga Serbia, për të cilin u shpreh se vazhdon të prodhoj ide rreth ndarjes e shkëmbimit të territorit të Kosovës.
Ajo tha se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta, por deklaroi se sot po zhvillohen në një frymë të re dhe dalluese nga ajo çfarë kishte më parë. Kusari potencoi se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuar që në Bruksel të zhvillohen bisedime mes dy shteteve dhe asnjëherë në dëm të Kosovës apo popullit të saj.
“… Neve na mbetet të forcojmë Republikën tonë, të bëjmë shtëpi të përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, të sigurt dhe me mirëqenie për gjeneratat që po jetojnë dhe të tjerat që do të vijnë pas. Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë të lehta, por sot janë në një frymë të re dhe dalluese nga ajo çfarë kishim më parë.
Sot bëhen 4 muaj që ky Kuvend votoi qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila mori mandatin e dhënë nga populli si asnjëherë më parë me mbi 50 për qind, andaj ne Kuvendi i Republikës së Kosovës, qeveria e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuar që në Bruksel të zhvillojmë bisedime mes dy shteteve, me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe asnjëherë në dëm të Kosovës apo popullit të saj”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri