Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur thellësisht e shqetësuar për situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në vend.
AAK-ja ka dënuar ashpër kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Ndërsa ka dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, paraqitur shtatë qëndrime.
1. Kryesia AAK-së e dënon ashpër kidnapimin e tre policëve, duke e konsideruar si provokim të drejtpërdrejtë nga Qeveria në Beograd. Kërkojmë nga Presidenti i Serbisë, t’i lirojë menjëherë zyrtarët tonë policorë.
2. Politikat e Albin Kurtit i konsideron si akte kundër Kosovës që e çojnë Kosovën buzë shkatërrimit, dezintegrimit, dhe forcimit të Asociacionit.
3. Kryeministri i Kosovës, me qasjen e tij anti shtetërore, ka rrezikuar deri në pakthim krejt arritjet e përbashkëta të Kosovës me partnerët euro-atlantikë në projektin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
4. Veprimet e tij avantureske në veriun e Kosovës, dhe shpërfillja e miqve tanë euro-atlantikë, në krye me ShBA-në, kanë rezultuar me sanksione dhe përshkallëzim deri në kufi të konfliktit të hapur.
5. Reagimi me vonesë i kryeministrit për çdo situatë të krijuar, u pa si pabesi e Qeverisë ndaj partnerëve dhe ka bërë, që regjimi në Beograd, që është shkaktari kryesor i krizës në veri, të trajtohet si shtet i besueshëm e Kosova si fajtore.
6. Duke marrë për bazë këto gabime dhe dëme që i janë shkaktuar vendit, kërkojmë nga kryeministri të dorëhiqet menjëherë dhe mos të rrezikojë vendin.
7. Njëkohësisht, kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja që ta mbështesin Kosovën dhe popullin e saj në këto momente të vështira për gjetjen e zgjidhjes së vetme, që është zbatimi i Marrëveshjës së Ohrit, si garancë e sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët