LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Serbia po synon bosnjëzimin e Kosovës (Video)

Kurti: Serbia po synon bosnjëzimin e Kosovës (Video)
Albin Kurti ishte një nga të ftuarit në Top Show

Në prag të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007, të organizuara nga Vetëvendosje.

Në emisionin ‘Top Show’ në Top Channel, Kurti ka thënë se ishte pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar.

Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet e tensionuara të Vetëvendosjes me Ambasadën Amerikane dhe as nuk i ka kursyer akuzat ndaj ndërkombëtarëve në Kosovë, që sipas tij, bëjnë në Prishtinë atë që nuk e bëjnë dot në vendet e tyre.


E, në këtë situatë, Kurti është i bindur se disa politikanëve të Kosovës, iu pëlqen Amerika e Al Capones dhe i thonë të bardhës të zezë vetëm se ua kërkon ambasadori i SHBA-së.

Sipas tij Kosova dhe Shqipëria duhen të bashkohen, ndërsa kërkon që të investohet më shumë tek ushtria për sa kohë që fqinjët tanë mund të përfitojnë nga dobësia jonë.

Kurti është i sigurt se ‘Tirana zyrtare nuk mund ta shohë kurrë si aleat Beogradin, pasi ai është armiku i përbetuar i shqiptarëve, por duhet të bashkohet në të njëjtin front me Prishtinën”!

“Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë. Vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë që do të mundësonte edhe integritetin territorial”, tha Kurti.

Ai ka përmendur metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës.

“Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimit të Kosovës dhe fatkeqësisht nuk mund të them që është e pasuksesshme në këtë”, tha ai.

Më tej ai ka numëruar fushat ku Serbia ka qenë e suksesshme në idenë e, siç e quan ai, bosnjëzimit të Kosovës.

“Ka qenë e suksesshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e suksesshme ‘happy wheels’ në sistemin e drejtësisë dhe konkretisht në regjionin e Mitrovicës gjykatësi është detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund t’i qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentralizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi quajtur Asociacioni Komunave me shumicë Serbe, por më e drejtë është të quhen ‘Zajednica’”, tha Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori