Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë përurimit të një çerdheje në Podujevë, është pyetur nga gazetarët nëse investimet e Qeverisë në arsim janë të mjaftueshme që edhe vajza e tij të shkollohet në Kosovë.

Kurti ka refuzuar të flasë për vajzën e tij, por ka theksuar se prioritet mbeten të gjithë fëmijët e vendit.


“Unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë atë çfarë s’ka bërë asnjë qeveri para neve. Katër çerdhe për 18 vjet në njërën anë, dhe 65 çerdhe të hapura ose në ndërtim gjatë katër viteve të qeverisjes sonë në anën tjetër”, deklaroi ai.