Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me nderime të larta ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, një figurë kyçe ndërkombëtare e cila luajti një rol thelbësor në zbulimin e krimeve të luftës në Kosovë.
Gjatë një takimi të mbajtur në Prishtinë, Kurti ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e thellë të popullit të Kosovës ndaj Ambasadorit Walker për guximin dhe integritetin e tij të pakompromis në përcjelljen e të vërtetave të përgjakshme të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
“Ambasadori William Walker është ndër miqtë më të mëdhenj që ka vendi ynë”.
“Ai ishte një nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi vendet e masakrës si Shef i Misionit Verifikues të Kosovës, duke iu përgjigjur krimeve të tmerrshme me një dokumentim të paanshëm dhe të hollësishëm”, deklaroi Kurti.
Kurti e ka cilësuar Walkerin si një ndërmbëjtës të paepur të të vërtetës në një kohë kur mediat sociale dhe rrjetet e komunikimit ishin shumë larg nga kapaciteti i sotëm informativ.
“Duke hyrë në Reçak dhe duke u ballafaquar personalisht me pasojat e masakrës së përgjakshme ku u vranë 45 shqiptarë nga represioni serb, Walkeri jo vetëm që e dokumentoi tragjedinë, por gjithashtu e përcolli atë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë zëri i vërtetës dhe drejtësisë për Kosovën,” theksoi Kurti.
Kryeministri shtoi se kontributi i ambasadorit Walker është thelbësor për të drejtat e njeriut dhe qëndron si një dëshmi e palëkundur e angazhimit të tij ndaj lirisë dhe demokracisë.
“Ne jemi të nderuar që e kemi pasur të pranishëm për të shënuar 25 vjetorin e çlirimit tonë, një dëshmi e gjallë dhe e gjithëkohshme e miqësisë së tij me popullin e Kosovës”, shkroi Kurti në platformën “X”.
Ambassador William Walker is among the greatest friends our country has. He was one of the first international figures to visit the massacre sites as Head of the Kosova Verification Mission, documenting the atrocities occurring in Kosova in 1998. When he entered Reçak, he saw the… pic.twitter.com/dVYVnAbsvL
— Albin Kurti (@albinkurti) June 13, 2024