Gjithçka nga dita ku dështoi formimi i Qeverisë “Kurti 3”, a do të kemi zgjedhje të reja?

- 26/10/2025 13:28- Çfarë ndodh tani pas dështimit të formimit të Qeverisë?
- 26/10/2025 13:25- Time Kadrijaj: Sot pamë një Albin Kurti “të urtë e të butë”, por pa vota për qeveri
- 26/10/2025 13:24- “Ra perdja e popullizmit” - Abdixhiku flet pas dështimit të formimit të Qeverisë
- 26/10/2025 12:54- Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike
- 26/10/2025 12:54- Murati: Opozita inatin politik e vendosi para interesit shtetëror
- 26/10/2025 12:39- Krasniqi: Ky është fundi i një mashtrimi politik, epoka e Albin Kurtit ka marrë fund
- 26/10/2025 12:38- Limaj pas dështimit të "Kurti 3": Dimal Basha duhet të japë dorëheqje
- 26/10/2025 12:37- Hykmete Bajrami: Për shkak të paaftësisë së partisë fituese, vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
- 26/10/2025 12:18- Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë
- 26/10/2025 12:56- Haradinaj-Kurtit: Ti je produkt i luftës hibride të armiqve tonë
- 26/10/2025 12:57- Abdixhiku- Kurtit: Dëshmoje se i ke votat, LDK nuk dëshiron debat
- 26/10/2025 12:59- Krasniqi, Kurtit: Koha e fjalëve ka marrë fund – hidheni në votim qeverinë që e propozuat
- 26/10/2025 12:08- Përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
- 26/10/2025 11:48- Kurti paralajmëron pasojat nëse nuk miratohet Qeveria e re
- 26/10/2025 11:30- Kurti e konfirmon: S'kemi koalicion për qeverinë
- 26/10/2025 11:18- Kuvendi nis punimet për zgjedhjen e Qeverisë – 113 deputetë të pranishëm
- 26/10/2025 11:10- Albin Kurti mbërrin në sallë, afër nisja e seancës së Kuvendit
- 26/10/2025 10:57- Vonesa në nisjen e seancës së Kuvendit
- 26/10/2025 10:29- Veton Berisha: Jemi kontaktuar nga Albin Kurti, nuk do të jemi bllokues
- 26/10/2025 10:27- Haradinaj: Zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme
- 26/10/2025 10:26- Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë
- 26/10/2025 10:19- Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, votimi për Qeverinë pritet të bëhet në mënyrë elektronike
- 26/10/2025 10:08- Limaj: Qëndrimet e NISMA-s janë publike, nuk jam kontaktuar nga LVV
- 26/10/2025 10:03- Gashi: Votimi i Qeverisë pa marrëveshje politike është i rrezikshëm
- 26/10/2025 10:01- Tahiri: PDK nuk do të bëjë marrëveshje me LVV, Kurti mund të dështojë sot
- 26/10/2025 09:53- Haradinaj: Nuk shihet zgjidhje e qëndrueshme sot për formimin e qeverisë
- 26/10/2025 09:37- Abdixhiku: Ditën e fundit nuk mund të krijohet shumica, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
- 26/10/2025 09:34- Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3
- 26/10/2025 09:24- Murati: Sot vendoset për Qeverinë Kurti 3 ose zgjedhje të reja
- 26/10/2025 08:36- Fati i Qeverisë në duart e Kuvendit, Osmani lë të hapura të gjitha opsionet
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e mbajtur më 26 tetor, e thirrur për votimin e Qeverisë së re të propozuar nga mandatari Albin Kurti, ka përfunduar pa sukses.
Deputetët nuk i dhanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, duke bërë që vendi të mbetet pa ekzekutiv të ri.
Sipas rezultateve të votimit, Qeveria e propozuar mori 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, duke mos arritur pragun e nevojshëm prej 61 votash për miratim.
Pas këtij dështimi, përgjegjësia për hapat e mëtejshëm kalon te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka paralajmëruar se brenda afatit kushtetues do të ftojë partitë politike për konsultime.
Në rast se as pas raundit të dytë nuk arrihet formimi i Qeverisë, Kushtetuta e obligon Presidenten që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve.
Me këtë, përmbyllet live feed-i i ditës së sotme nga Telegrafi, ku u pasqyruan të gjitha zhvillimet nga Kuvendi i Kosovës dhe përpjekja e dështuar për formimin e Qeverisë së re.
Faleminderit që na ndoqët!
26/10/2025 13:28- Çfarë ndodh tani pas dështimit të formimit të Qeverisë?

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në rast se përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e nevojshme të votave në Kuvend, Presidentja e vendit ka afat dhjetë ditë për të mandatuar një kandidat tjetër për kryeministër – atë që vlerësohet se ka gjasat më të mira për të formuar shumicën parlamentare.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, partia e dytë më e madhe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka deklaruar se do t’i kërkojë Presidentes Vjosa Osmani që të shpallë menjëherë zgjedhje të reja, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen më të drejtë pas dështimit të seancës së sotme.
Nëse as mandati i dytë nuk arrin të sigurojë shumicën, Kushtetuta e Kosovës parashikon që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.
Deri në krijimin e qeverisë së re, ekzekutivi aktual mbetet në detyrë, duke kryer vetëm funksionet e përditshme dhe veprimet e domosdoshme për mbarëvajtjen e institucioneve.
26/10/2025 13:25- Time Kadrijaj: Sot pamë një Albin Kurti “të urtë e të butë”, por pa vota për qeveri

“Përrallave të LVV-së per formimin e qeverisë sot u erdhi fundi”. Kështu ka filluar fjalën e saj deputetja e AAK-së Time Kadrijaj pas seancës së Kuvendit.
Kadrijaj, ka reaguar me ironi pas seancës së Kuvendit, ku dështoi votimi për formimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje.
26/10/2025 13:24- “Ra perdja e popullizmit” - Abdixhiku flet pas dështimit të formimit të Qeverisë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e Qeverisë “Kurti 3”, duke deklaruar se “ra perdja e popullizmit”.
“Folëm një herë brenda, ra perdja dhe e patë edhe ju që ra perdja e popullizmit”, tha Abdixhiku në një prononcim për media pas përfundimit të seancës.
26/10/2025 12:54- Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike

Pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.
26/10/2025 12:54- Murati: Opozita inatin politik e vendosi para interesit shtetëror

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit të formimit të qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend.
“Partitë opozitare vendosën të barrikadohen. Ato më shumë i panë inatin e tyre politik se interesin shtetëror,” deklaroi Murati pas seancës parlamentare.
26/10/2025 12:39- Krasniqi: Ky është fundi i një mashtrimi politik, epoka e Albin Kurtit ka marrë fund

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër duke e quajtur këtë moment “fundin e një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë”.
“Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit i ka kushtuar shumë, si me izolim ashtu edhe me përçarje. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. Epoka e qeverisjes së tij ka marrë fund,” deklaroi Krasniqi.
26/10/2025 12:38- Limaj pas dështimit të "Kurti 3": Dimal Basha duhet të japë dorëheqje

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”.
Limaj e ka konsideruar situatën si fatkeqësi, duke theksuar se edhe pas tetë muajsh Kosova vazhdon të mbetet e bllokuar.
Ai ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke thënë se duhet të japë dorëheqje dhe se nuk duhet të mbajë asnjë post publik, përfshirë edhe pozitën e propozuar sot si Ministër i Infrastrukturës.
26/10/2025 12:37- Hykmete Bajrami: Për shkak të paaftësisë së partisë fituese, vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së Kuvendit, duke thënë se zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për t% bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.
26/10/2025 12:18- Kurti nuk i ka votat, dështon formimi i Qeverisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë sot Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.
Votimi i kryer në mënyrë elektronike, nuk ka siguruar shumicën parlamentare të nevojshme.
Për ishin 56 vota, kundër 48 dhe katër abstenime
26/10/2025 12:56- Haradinaj-Kurtit: Ti je produkt i luftës hibride të armiqve tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar Albin Kurtin duke thënë se në seancën e sotme, tentoi të shfajësohej, duke i thënë se armiqtë e kanë krijuar për të punuar sistematikisht për luftën hibride.
Haradinaj gjatë seancës së sotme, tha se Kurti është produkt i luftës hibride të armiqve tonë
26/10/2025 12:57- Abdixhiku- Kurtit: Dëshmoje se i ke votat, LDK nuk dëshiron debat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk do të bëjnë debat në seancën e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re.
Ai i ka bërë thirrje mandatarit për kryeministër, Albin Kurti që të del dhe ta matë vetën se a ka shumicën parlamentare
“LDK nuk sheh arsye për debat. LDK nuk do të bëjë debat dhe nuk do të dëgjojë fare asnjë debat. Na keni thënë se i keni numrat i keni. Na keni bllokuar për tetë muaj një shtet të tërë. Urdhënoni mateni vetën me numra demokratik nga kjo legjislaturë. Çdo arsyetim tjetër është dërgesë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme që si duket po shkojmë”, tha ai.
26/10/2025 12:59- Krasniqi, Kurtit: Koha e fjalëve ka marrë fund – hidheni në votim qeverinë që e propozuat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se “koha e fjalëve ka marrë fund”.
Në një deklaratë të shkurtër, ai i është drejtuar mandatarit Albin Kurti, duke kërkuar që të provojnë shumicën në Kuvend.
26/10/2025 12:08- Përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
26/10/2025 11:48- Kurti paralajmëron pasojat nëse nuk miratohet Qeveria e rePas fjalimit të tij hyrës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mandatari për fromimin e Qeverisë, Albin Kurti ka paraqitur përbërjen e re të kabinetit qeveritar.
Kabineti i ardhshëm qeveritar i propozuar nga Kurti është si vijon:Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministrër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Kujdes, prindër! Dy gjëra që fëmijët tuaj kurrë nuk do t’ua falin
Këshilla për prindër
Kujdes, prindër! Dy gjëra që fëmijët tuaj kurrë nuk do t’ua falin
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministrër i Arsimit: Avni Zogiani
Ministrër i Kulturës: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë: Mimoza Kusari-Lila
Ministre e Energjisë: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejshall
26/10/2025 11:48- Kurti paralajmëron pasojat nëse nuk miratohet Qeveria e re

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e votimit të Qeverisë së re gjatë fjalës së tij para deputetëve në Kuvend.
Ai ka paralajmëruar se mosformimi i qeverisë mund të sjellë pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe për jetën e qytetarëve.
“Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm..."26/10/2025 11:30- Kurti e konfirmon: S'kemi koalicion për qeverinë
Kurti e konfirmon: S'kemi koalicion për QeverinëMandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti ka folur para deputetëve të Kuvendit gjatë seancës për votimin e Qeverisë së re.
Ai ka theksuar se vendi ka kaluar mbi gjashtë muaj pa qeveri funksionale, një vonesë që e konsideron të paprecedentë në historinë e Kosovës dhe që ka ndikuar në mbarëvajtjen e punëve shtetërore.
Kurti, ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur.
26/10/2025 11:18- Kuvendi nis punimet për zgjedhjen e Qeverisë – 113 deputetë të pranishëm

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka nisur punimet e seancës për votimin e Qeverisë së re. Tashmë janë të pranishëm 113 deputetë, duke përmbushur kushtet minimale për zhvillimin e seancës, pas kërkesës së 42 deputetëve.
Seanca do të vendosë fatin e Qeverisë Kurti 3 dhe rrjedhën e institucioneve për periudhën e ardhshme. Deputetët janë gati për votimin elektronik që do të përcaktojë nëse qeveria e re do të marrë miratimin e Kuvendit.
26/10/2025 11:10- Albin Kurti mbërrin në sallë, afër nisja e seancës së Kuvendit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke sinjalizuar se seanca për votimin e Qeverisë së re do të nisë së shpejti.
Deputetët po marrin vendet e tyre, ndërsa procedurat për votimin elektronik janë gati. Ky votim do të vendosë fatin e Qeverisë Kurti 3 dhe rrjedhën e institucioneve për periudhën e ardhshme.
26/10/2025 10:57- Vonesa në nisjen e seancës së Kuvendit

Nisja e seancës së Kuvendit për votimin e Qeverisë së re nuk ka filluar ende ndonëse njoftimi ka qenë për në orën 10:00.
Shumica e deputetëve tashmë kanë hyrë në sallë.
Mandatari Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha nuk kanë hyrë ende në sallë. Aty po mungojnë edhe disa deputetë të tjerë, përfshirë deputeten Duda Balje
26/10/2025 10:29- Veton Berisha: Jemi kontaktuar nga Albin Kurti, nuk do të jemi bllokues

Deputeti nga komuniteti joshumicë, Veton Berisha, ka njoftuar se është kontaktuar gjatë së shtunës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti.
Berisha nuk ka dhënë detaje nëse është diskutuar për ndonjë pozitë specifike, por ka theksuar se komuniteti që përfaqëson nuk do të pengojë formimin e institucioneve qeverisëse.
26/10/2025 10:27- Haradinaj: Zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme
Haradinaj: Zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshmeKreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para seancës së sotme të Kuvendit ka deklaruar se zgjidhja e vetme në rast të dështimit të formimit të Qeverisë mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“Po presim lëvizjen e partisë që ka marrë më shumë vota, të shohim se çfarë po i ofron Kuvendit. Jemi në pritje të një rezultati të sotëm”, ka thënë Haradinaj.
26/10/2025 10:26- Kinolli shfaqet me kandidatin për ministër: Besoj që do të reflektojë dikush për formimin e Qeverisë

Deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PRBK), Albert Kinolli, ka njoftuar se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosje dhe ka përzgjedhur kandidatin për ministër nga radhët e PRBK-së.
“Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që të pranojmë përgjegjësitë”, ka deklaruar Kinolli.
26/10/2025 10:19- Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, votimi për Qeverinë pritet të bëhet në mënyrë elektronike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të hyjnë në sallë për seancën e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për formimin e Qeverisë së re.
Sipas informacioneve nga burimet në Kuvend, votimi do të kryhet në mënyrë elektronike, edhe pse më parë ishte paralajmëruar mundësia e një votimi me fshehtësi.
26/10/2025 10:08- Limaj: Qëndrimet e NISMA-s janë publike, nuk jam kontaktuar nga LVV

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se qëndrimet e partisë së tij janë publike dhe se nuk është kontaktuar nga Vetëvendosje lidhur me formimin e Qeverisë së re.
“Do të flasim pas seancës më shumë. Qëndrimet tona janë publike. Nuk jam kontaktuar nga LVV”, ka thënë Limaj.
26/10/2025 10:03- Gashi: Votimi i Qeverisë pa marrëveshje politike është i rrezikshëm

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk beson që dikush jashtë vullnetit të partisë do të votojë për formimin e Qeverisë. Ai ka theksuar se votimi pa një marrëveshje politike paraprake është një çështje delikate.
“Unë kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore. Pas ditës së sotme, nëse dështon formimi i qeverisë, do të shohim a do të shkojmë në zgjedhje, a do të formohet një qeveri e përkohshme që të kalojë buxhetin, ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.
26/10/2025 10:01- Tahiri: PDK nuk do të bëjë marrëveshje me LVV, Kurti mund të dështojë sot

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me Vetëvendosje dhe është i bindur se kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, mund të dështojë sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.
“PDK e ka bërë të qartë që nga certifikimi i zgjedhjeve se në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni me LVV dhe as nuk do të japë votë për LVV”, ka deklaruar Tahiri teksa hynte në Kuvend.26/10/2025 09:53- Haradinaj: Nuk shihet zgjidhje e qëndrueshme sot për formimin e qeverisë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk pret që sot të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për formimin e qeverisë.
Ai ka shprehur skepticizëm për procesin, duke sugjeruar se një qeveri e mundshme mund të jetë më shumë e bazuar në marrëveshje politike sesa në programe konkrete.
26/10/2025 09:37- Abdixhiku: Ditën e fundit nuk mund të krijohet shumica, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku para seancës së sotme ka deklaruar se tani është mundësia për të parë të vërtetën para popullit.
Ai ka theksuar se për të formuar shumicën, një person që fiton zgjedhjet ose del i pari duhet të ndërmarrë përpjekje me çdo parti politike, dhe jo ta lërë këtë proces në ditën e fundit.
26/10/2025 09:34- Sveçla: Për hajër ju koftë Kurti 3

Deputeti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është i bindur se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.
Ai dha një koment të shkurtër duke thënë “për hajër ju koftë Kurti 3”.
26/10/2025 09:24- Murati: Sot vendoset për Qeverinë Kurti 3 ose zgjedhje të reja
Murati: Sot vendoset për Qeverinë Kurti 3 ose zgjedhje të rejaMinistri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit vendi përballet me dy mundësi: të formohet Qeveria Kurti 3 ose të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme mund të rrezikojnë procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.
26/10/2025 08:36- Fati i Qeverisë në duart e Kuvendit, Osmani lë të hapura të gjitha opsionet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për të dielën do të mbahet vetëm në rast se mandatarit Albin Kurti arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Osmani tha se gjithçka varet nga marrëveshjet mes partive politike dhe se deri në orët e fundit mund të ketë zhvillime që mundësojnë mbajtjen e seancës.






































