Kurti nga Malisheva: S’do të ketë asnjë familje pa kulm mbi kokë dhe pa dikë të punësuar
Mbrojtje dhe barazi sociale, asnjë familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë shtëpi pa dikë të punësuar, ky ishte premtimi i kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti në tubimin e sotëm me qytetarë të Malishevës.
Gjatë shpalosjes së programit qeverisës në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, Kurti tha se në mandatin e tij katërvjeçar do të paguhen shtesat për fëmijë dhe do të hiqen tatimet për të ardhurat deri në 300 euro.
Po ashtu Kurti premtoj se nga granti i katërt për komunat, Malisheva do të ketë investime në infrastrukturë publike, për ujësjellës, ujëra të zeza dhe bujqësi.
“Malisheva do të përfitojë nga granti i katërt për komunat, në vlerë të gjithmbarshme prej 600 milionë euro për mandatin tonë të parë katërvjeçar për investime në infrastrukturë publike, që rregullojnë lumin Mirusha, rrugët dhe parqet, kanalizimin dhe ujësjellësin, trotuaret dhe ndriçimin. As nuk do të tolerojmë ujërat e zeza të bëhen ujëvarë, e as ujëvara e Mirushës të ketë ujëra të zeza. Erdhi dita për komunën e Malishevën e pastër, e pa ndotje”, tha Kurti.
Kandidatja e VV-së për deputete, Albulena Haxhiu, u shpreh e bindur se më 6 tetor, kjo parti do të dalë fituese, pasi Vetëvendosje nuk e ka tradhtuar dhe mashtruar asnjëherë popullin.
“Tubimet tona kudo që po shkojmë, janë dëshmia e fitores tonë të madhe. Janë dëshmia që më 6 tetor do të lindë dielli i shpresës dhe i ndryshimit në Kosovë. Janë disa arsye pse fitorja e Lëvizjes, sepse ne, Vetëvendosja, nuk e kemi tradhtuar dhe nuk e kemi mashtruar asnjëherë popullin e Kosovës”, theksoi Haxhiu.
Kandidati për deputet nga Malisheva, Gani Krasniqi, theksoi se më 6 tetor do të fitojë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, programi i saj, si dhe do të rikthehet shpresa me një projekti politik të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Ju i dini tri shtyllat kryesore për ta bërë Kosovën Republikë të vërtetë. Na duhet shteti i së drejtës për popullin dhe ligji për hajnat, si dhe shteti i zhvillimit ekonomik e intelektual. Po ashtu, shteti i barazisë shoqërore”, theksoi Krasniqi.
Po ashtu, edhe kandidatë të tjerë të kësaj partie janë zotuar se me besimin e qytetarëve do të angazhohen për përmirësimin e gjendjes së qytetarëve në vend, për arsim, bujqësi dhe shëndetësi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova