LAJMI I FUNDIT:

Kurti dhe Vuçiq në një tryezë, Rama thotë se komunikimi ishte pozitiv

Kurti dhe Vuçiq në një tryezë, Rama thotë se komunikimi ishte pozitiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të dielën ka pasur darkën e parë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku sipas tij, komunikimi në tryezë ishte pozitiv.

Rama në konferencë për medie, pas takimit mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe BE-së dhe ShBA-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut, tha se në vendet e rajonit kanë harxhuar kohë dhe energji duke mos u pajtuar në terminologji për bashkëpunim ekonomik, derisa ka bërë thirrje që të shfrytëzojnë mundësinë e Bashkimit Evropian për të përfituar ekonomikisht.

“Është hera e parë që jam në një darkë me Albinin dhe presidentin Vuçiq dhe më rezulton që u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve, ashtu si kundër më rezulton se ky format e këto kërkesa që i ka sot BE-ja nga ne, për të na dhënë mundësinë që të marrim më shumë më tepër prapa në aspektin ekonomik dhe financiar, flasin vetë për atë që më ka rënë goja për gjithë këto vite. Ne të integrohemi brenda rajonit që të jemi gati kur të duhet të bëjmë një hap më tej në BE”.


Rama bën shaka për ushqimin me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon
Lexo po ashtu Rama bën shaka për ushqimin me Kovaçevskin: Maqedonia e Veriut nuk është më e mira në rajon

“Nëse ne do t’i kishim bërë të gjitha gjërat që mund t’i kishim bërë në kundër të Procesit të Berlinit dhe duke shfrytëzuar mekanizmat e ‘Ballkanit të Hapur’, si mekanizma pune për të vënë në jetën direktivat e Procesit të Berlinit, sot do të ishim gati. S’jemi gati sepse kemi humbur kohë dhe kemi harxhuar shumë energji duke u marrë me terminologji”, ka thënë Rama./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Fetoshi nga

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori