Nga: Francesca Peacock / The Daily Telegraph (titulli origjinal: ‘A love of order and control’: how Lord Nelson’s handwriting revealed his secret character)
Përkthimi: Telegrafi.com
Si është shkrimi yt i dorës? A shkruan letra të gjata me zbukurime dhe stolisje që do t’i kishin hije një kaligrafi të shekullit XVIII? Apo, shënimet e tua i ngjajnë më shumë stilit të “doktorit”: shkronja të veçuara që mezi ngjajnë me alfabetin e njohur dhe fjalë që kërkojnë një paleograf për t’i deshifruar? Ndoshta kjo pyetje sot është e tepërt – si shumë prej nesh, ndoshta edhe ti shkruan gjithçka në formë digjitale, duke përdorur stilolapsin vetëm për ndonjë nënshkrim të rastit.
Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duke filluar në vitet ‘30 të shekullit XIX dhe duke kulmuar në periudhën fin-de-siècle të viteve 1880-‘90, pati një mani për mbledhjen e letrave: nënshkrime të të pasurve e të famshmëve, apo thjesht shkrimi i një të afërmi të dashur. Ky obsesion me shkrimin çoi shumë mendje të mprehta ta konsideronin si një lloj sëmundjeje: “autografomania” ose “ethet e autografit”. Në vitet ‘30 dhe ’40 të shekullit XIX, shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe satirizoi këtë sëmundje me interpretimet e tij serioze mbi shkrimin e dorës. Për një dorëshkrim veçanërisht të vrullshëm, ai pati thënë: “Çfarë veçantie mendore fshihet … prapa gjithë kësaj … kjo është më shumë sesa mund të themi”.
Një nga këta “autografomanë” që Poe tallte ishte baroni Edmond de Rothschild – pjesëtar i familjes së njohur franceze të bankierëve dhe koleksionist i mijëra gravurave, vizatimeve dhe librave, të cilat sot ndodhen në Muzeun e Luvrit në Paris. Përveç veprave të artit, ai mblidhte edhe nënshkrime: një interes që nisi që në fëmijëri, kur prindërit e tij pritën diplomatët që negocionin fundin e Luftës së Krimesë, dhe ai u kërkoi secilit prej tyre të nënshkruanin në “albumin e tij të vogël”.
Disa dekada më vonë, koleksioni i tij ishte kthyer në një arkiv me mbi dyqind letra nga figura të rëndësishme historike – nga një partiturë e Mozartit, te letra nga shkrimtari francez Volter [Voltaire]; shënime nga mbretëritë, nga Elizabeta I [Elizabeth I] dhe Xhejmsi II [James II], e deri te letrat politike të nënshkruara nga Benjamin Franklin dhe Duka i Bakingemit.
Vitin e kaluar, arkivistët e Pallatit Uadsdon – një nga rezidencat e mëparshme të familjes Rothschild, dhe shtëpia e James Rothschildit, birit të Edmondit, përpara se t’ia linte trashëgim Trustit Kombëtar – zbuluan rastësisht koleksionin gjatë një procesi të katalogimit rutinor. Duke u hapur këtë muaj, 229 letrat po ekspozohen për herë të parë si një koleksion i plotë, dhe për shumicën prej tyre, kjo është hera e parë që ato shihen nga publiku. T’i shihje të gjitha së bashku në një vend, i bëri studiuesit e Uadstonit të “kuptonin potencialin” e shfaqjes së këtij koleksioni të jashtëzakonshëm, thotë arkivistja Laura Noble.

Letrat e Rothschildit u blenë gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, dhe fatkeqësisht sot nuk dihet si i siguroi apo sa pagoi për to. Interesat e tij ishin dukshëm frankofile – shumë nga letrat janë drejtuar te marrësit francezë, çka sugjeron se janë blerë në Francë – por, koleksioni ishte shumë i larmishëm: që nga artisti flaman i shekullit XVII, Peter Paul Rubens, te shkrimtari i shkathët dhe i paskrupullt Lord Bajroni [Byron], dhe heroi detar, admirali Horatio Nelson.
Emrat mund të jenë mbresëlënës, por koleksioni fsheh një sekret. Disa nga letrat tregojnë për beteja, thashetheme me rrezik të lartë dhe intriga, por shumë të tjera janë më tepër prozaike. Në një letër të nënshkruar nga Volteri, ai përdor sekretarin për të shkruar se ishte në shumë dhimbje nga reumatizma për të shkruar vetë. Një tjetër, nga mbreti Xhejmsi II, është thjesht një letër falënderimi sipas modelit standard për Luigjin XIV [Louis XIV] të Francës. Këto letra nuk vlerësoheshin për origjinalitetin apo thellësinë e mendimit, por për natyrën e tyre të prekshme – për praninë fizike të një nënshkrimi. Kur Rothschildi po koleksiononte në fund të shekullit XIX, bota po bëhej gjithnjë e më mekanike. Telegrami dhe telefoni ishin shpikur së fundmi. Letrat ende përdoroheshin, por tashmë po fillonin të vlerësoheshin si një formë më e ngadaltë dhe më intime e komunikimit. Siç thotë arkivistja Noble, këto letra shfaqin një “anë vërtet njerëzore” të autorëve të tyre – një mënyrë për t’u lidhur me dorën pas stilolapsit.
Vetëm sepse përmbajtja e letrave mund të mos jetë më magjepsësja, kjo nuk do të thotë se ato nuk ofrojnë njohuri të vlefshme. Grafologjia është “studimi i personalitetit përmes shkrimit të dorës”, siç thotë grafologia e njohur Emma Bache. “Si një pamje e kapur në kohë”, ajo mund të tregojë “si ishte autori dhe çfarë ndjesish apo prirjesh kishte në atë moment”.

Emma – who has written a book, Reading Between the Lines, about handwriting analysis – turned her analytical eye to some of the Waddesdon letters to uncover what might be hidden within the neat, competent scripts. Of Elizabeth I’s 1583 letter written to thank the recipient for his gifts of horses, Bache notes the fluidity of the “relatively casual” script; its strong right-hand slant revealing that she was “ardent in her passions”. At points, “she has been unable to avoid tangling of the lines”, which Bache suggests might reveal Elizabeth’s conflicted feelings: the tensions “between her regal demeanour and her repressed emotions.”
Emma – autore e librit Të lexosh mes rreshtave [Reading Between the Lines], që trajton analizën e shkrimit të dorës – i hodhi një sy analitik disa prej letrave të Uadsdonit për të zbuluar çfarë mund të fshihej pas shkrimeve të rregullta dhe kompetente. Për letrën e Elizabetës I të vitit 1583, ku ajo falënderon për dhuratat me kuaj, Bache vëren rrjedhshmërinë e shkrimit “relativisht të rëndomtë”; pjerrësia nga e djathta e shkrimit tregon se ajo ishte “e zjarrtë në ndjenjat e veta”. Në disa pjesë, “ajo nuk ka arritur të shmangë ngatërrimin e rreshtave”, çka sipas Bache mund të tregojë ndjenja të përziera: tensionin “mes qëndrimit të saj si mbretëreshë dhe emocioneve të ndrydhura”.
Elizabeta, ndryshe nga gratë e tjera të epokës Tudor, që nuk ishin aristokrate apo sundimtare, mësoi të shkruante. Megjithatë, ndryshe nga burrat e arsimuar të kohës, ajo parapëlqente një shkrim italik, që konsiderohej më i lehtë për t’u përvetësuar nga gratë. Besueshmëria e grafologjisë është shumë e debatueshme – disa e konsiderojnë si pseudoshkencë – por, është joshëse mundësia që të ofrojë qasje në ndjenjat e fshehta të Mbretëreshës së Virgjër.
Një nga pjesët më të veçanta të koleksionit të Rothschildit është dorëshkrimi i aries së Mozartit Misera, Dove son! Kompozuar në vitin 1781, hapësira e ngushtë mes vijave të partiturës është e mbushur me shënime anësore mbi libreton dhe sopranon që do të interpretonte muzikën. Shkrimi “me presion të fortë” i Mozartit dhe “pjesët e gjata të sipërme të shkronjave” tregojnë se ai nuk shqetësohej për mungesën e hapësirës në faqe – ndoshta duke zbuluar një “prirje drejt një natyre mburravece ose, të paktën, një nevojë të theksuar për të lënë përshtypje”.

Por, ndoshta xhevahiri më i çmuar i koleksionit është një letër e vitit 1802 nga admirali Horatio Nelson. E shkruar pesë vjet pas Betejës së Santa Kruzit, në të cilën admirali humbi krahun e djathtë, letra është shkruar dhe nënshkruar me dorën e majtë, pasi ai kishte mësuar sërish si të shkruante. Krahasuar me letrat e shumta që kishte shkruar para amputimit, ndryshimi në stilin e shkrimit është i thellë: nga një stil i rrjedhshëm, klasik i shekullit XVIII, letra në koleksionin e Uadsdonit ka një shkrim më të lirshëm dhe më pak të stolisur. Por, Bache vëren se, për një dorë jodominante, është një shkrim tepër kompetent: “Linja bazë është shumë e drejtë dhe horizontale”, çka mund të zbulojë “dashurinë për rregull dhe kontroll” të një ushtaraku.
Por, në krahasimin mes letrave para dhe pas amputimit, Bache vëren një kalim drejt një shkrimi – dhe një karakteri “më të çlodhur”. Linjat e drejta zëvendësohen me lakime, ndërsa komandanti mbështetet më pak në “intelektin brutal”. Dëmtimi i tij mund të ketë qenë traumatik, por, nëse gjykojmë nga shkrimi i dorës, Bache supozon se ai mund ta ketë bërë Nelsonin “më karizmatik dhe ndoshta shumë më të lehtë për të jetuar me të”.
Me gjithë këtë nivel njohurie që mund të nxirret nga shkrimi i dorës, nuk është për t’u çuditur që Rothschildi dhe të tjerët ishin të obsesionuar me letrat që mund të zotëronin – personalitetet që mund të zotëronin përmes ngjyrës për shkrim. Kështu që herën tjetër kur të shkruani listën e pazarit: kini kujdes. Nuk e dini kurrë çfarë sekretesh mund të lini mbi letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëManastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!

Kur shkrimi i dorës zbërthen karakterin

Kush e vrau Ismail Qemalin?

Arti dhe shoqëria

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler