LAJMI I FUNDIT:

“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

“Kur më pa, iku me bisht ndër shalë”, Sefa zbulon përballjen “dramatike” me gjyqtarin që e dënoi me 8 vjet burgim

Ish-i burgosuri politik, Salih Sefa, ka ndarë përvojën e tij tronditëse gjatë gjykimit që i dha tetë vjet burgim. Ai kujton se gjyqtari Ahmet Ahmeti, që udhëhoqi procesin nga 19 deri më 25 qershor, nuk e lejoi as të fliste, duke treguar një qëndrim të hapur përçmimi.

“U dënova me tetë vjet. Gjatë gjykimit, i cili zgjati nga 19 deri më 25 qershor, ishim rreth 20 persona të gjykuar nga gjyqtari kryesor, Ahmet Ahmeti. Ai kishte për detyrë të na trajtonte drejtësisht, por jo vetëm që nuk na lejoi të flisnim, por u duk se na përçmonte hapur. Ahmetin e kam takuar një herë ”, tha Sefa.

Pas lirimit, Sefa përshkroi takimin e tij të parë dhe të fundit me gjyqtarin Ahmeti.


“Isha në dyqan kur vëllai më pyeti: ‘A po e njeh këtë?’ Ishte ai, me një djalë, dhe kur më pa, iku menjëherë,” rrëfen Sefa, duke përshkruar ndjenjën e çuditshme që e përfshiu.

Sefa theksoi se nuk ishte rëndësia e dënimit, por sjellja e atyre që ishin të përfshirë në proces, ajo që duhej të ndryshonte.

“Nuk u ndjeva mirë. Ne e dinim se ai do t’i lexonte ato dënime, por pse nuk sillej siç duhet? Pse kishte një sjellje të tillë? Për mua nuk ishte e rëndësishme sa do të dënohesha, por që ata njerëz aty brenda të fillonin të ndryshonin diçka,” tha Sefa./TV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori