Gënjeshtra u bë, sakaq, virale. Kryeministri i Kosovës, me bashkëshorten, thanë se po hyjnë në “Big Brother”. Shumë e besuan dhe nuk është aspak çudi, duke e parë trendin parazgjedhor që udhëheqësit institucionalë të vendit e kanë instaluar, pasi tashmë arritën t’i devalvojnë institucionet. U bënë shumë të ngjashëm me ata kundër të cilëve kishin luftuar dikur.
E dekonspiruan edhe shoqërinë civile, strofullën e fundit, ku deri vonë arrinin të merrnin vëmendjen dhe simpatinë publike. Tash, nuk ka mbetur tjetër pos të shkojnë e të bëjnë nga pak hajgare nëpër emisione, të cilat indirekt edhe i sponsorizojnë.
Shyqyr, rrenë paska qenë. Se, Isa është goxha serioz, edhe idhnak…! E, Hashishi jo! Kështu po e këndojnë në këngë. Ai nuk idhnohet. Nuk ka popullaritet të keq! Motoja e tij, duket të jetë e ngjashme me atë të Isë Boletinit, veçse ky e ka përshtatur pak për rrethana të kohës. Ky vonohet, sikur Isa, por i akuzon të tjerët pse vet është vonuar. Në fund e këqyr veç llogarinë. Unë jam mirë, kur është mirë llogaria, duket se kështu mund të formulohet motoja e tij!
Por, nuk është se nuk idhnohet, fare, fare. Por, nuk e shfaq! Ose e shfaq përmes “avokatëve” të vet, (jo)publikë. Nejse…! Nëse keni filluar të kuptoni se qytetarët tonë janë shumë më të organizuar sesa që keni menduar, mos u ngutni të nxirrni përfundime të gabuara, as nga dhjetëra mesazhe që ju vijnë në rrjetet sociale ku i gjeni të njëjtat shprehje, e sidomos bindjen se ju “shefin” e tyre e urreni në mënyrë patologjike. Mos ejani në përfundim se Hashishi di diçka për këto. Ai nuk di asgjë. Edhe nëse ju ofendojnë dhe kërcënojnë, prapë mos u ngutni. Edhe nëse keni pasoja në rrugë, punë, apo në çdo fushë tjetër, prapë Hashishi nuk di gjë. Nuk është hakmarrës. Edhe nëse ju fusin në ndonjë listë, mos paragjykoni. Krejt këto qytetarët i bëjnë me vetiniciativë…!
E kuptuat tashmë se ka filluar fushata? Të gjithë, të ftuar e të paftuar, tashmë kanë hyrë në lojë. Madje, edhe ata që nuk dalin në zgjedhje, po garojnë. Edhe Hashishi, edhe pse nuk është e qartë se për cilin post.
Pra, krejtësisht është e vërtetë se Hashishi, si po e quajnë me dashni, shkoi me luajt me topa, në një emision. E gjeni në “Youtube”. Kjo po ndodhë disa vite pasi kishte deklaruar, pa asnjë qëllim të keq gjithsesi, se “po shkon të luaj pak k… me ambasadorin amerikan në Kosovë! Lojën për të cilën e ka shpallur veten specialist. Kësaj radhe shkoi krejtësisht vullnetarisht te topat. Shkoi atje që të luajnë pak… edhe me të! Krejt kjo për baraspeshë. Asgjë personale, se te ne “koqeluajtja” është emër i dytë për negociatat p(para)politike!
Hashishi duket të jetë shqetësuar shumë, se me këtë hajgare krejtësisht të pafajshme dhe qëllimmirë, gjithsesi e cila i kishte rrëshqitur padashur, ashtu duke u kapardisur në telefon. Dikush mundet që edhe ti ketë thënë se (mos)përkrahja amerikane për të, të cilën ky po e përkthen si mospërkrahje për ushtrinë, duket se aty e ka bazën.
“Të tjerët po dalin në foto me presidentin e ri amerikan, e ti kërkah”, duket se i kanë thënë këshilltarët nga mediat e tij. Bëjë diçka. Po të urrejnë, shef!
Prandaj, pasi e pruni atmosferën në vend buzë ndezjes, pasi linçoi të gjithë kundërshtarët e vet, të vërtetë apo të imagjinuar, duke i shpallur tradhtarë, dhe kur e pa se nuk ia doli të bindë askë përpos “besnikëve” të vet që bëjnë aq zhurmë, ai vendosi të dërgojë mesazh pajtues, fillimisht te miqtë amerikanë, duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo nuk është asgjë serioze, se ai ashtu e ka zakon, se edhe me veten, nganjëherë luan k…! Për të tjerët, as që diskutohet! Pra, mos e merrni seriozisht…!
Me shpresa të mëdha duket se shkoi në emision, që njihet si paksa ma i çart, pra ma ndryshe, simpatik gjithsesi, ku “ky tipi” që udhëheq, arrin me e nxjerrë në dritë edhe anën e errët të vet Hënës, e të mysafirëve po se po, madje duke i prezantuar ato si anën më të mirë të mysafirit.
Prandaj , Hashishi, pasi konsideroi se mjaftë e kishte luajtur topash me popullin, duke i imponuar me makinerinë e tij mediatike, dhe pasi e kishte ndrydhur mjaft qytetarinë me “forcat e veta të (pa)armatosura”, ai vendosi të “ul fitilin e llambës” dhe të shkojë, pak të luajë rolin e të papërgjegjshmit, pra të njeriut që e ndërron humorin brenda dite dhe duke qeshur akuzon të gjithë tjerët për atë tollovi që ka krijuar vet. Por, loja e tij, nuk po bënë më aq përshtypje. Së paku jo të mirë. Skena ka ndryshue. Edhe shkollat.
Edhe, kryetari i ri i partisë, të cilën dikur e udhëhiqte, Hashishi, me gjasë për të ikur nga imazhi i parlamentit, paska shkua në Universitet. Është një shkollë gjithë shqiptare, përplot paragjykime rajonale, përplot ambicie, konflikte, me një fjalë kopje e partive dhe politikës tonë. Serial hesapi. Tash a ka shkuar për fushatë, apo të dëgjojë, mbetet të shihet shpejt. Sidoqoftë, nga pyetjet që u bënte studentëve, krejt me bazë patriotike, duket se u nda i pakënaqur me dijen e tyre. Në fund i pyeti, nëse kishin menduar për opsionin që të ndërrojnë shkollën?! Do të ndërrojë, shkolla?
E, studentët si studentët, kësaj radhe nuk e përmendën aferën “pronto” as nuk i larguan dhunshëm nga tubimi, por gjithsesi ata nuk u duruan pa e konstatuar se si qëndron puna me dilemën, tashmë të famshme që po e mundon opinionin e gjerë: “Kty” apo “këtu”!
Pra, ishte kty, apo këtu? Nga ky tubim me studentët, dolëm me përfundimin se edhe për këtë dilemë kanë faj amerikanët. Amerikanët e kanë mësuar të thotë,“kty”! Për me ra në sy!
Në fund fare, nuk e krijova unë emrin përkëdhelës Hashishi! Atë e gjeta midis jush! Është këngë, e keni në “YouTube”! Edhe Isa ka ba mirë që nuk ka shkue në “Big Brother”! Çka po do më “Big Brother” se politika kosovare…!
E këta që po vendosin vet, në opozitë, pra që po vendosin veç për veti, munden me humbë, nëse vazhdojnë me qenë kaq serioz! Mos shkoni në emisione serioze debati. Relax, njerëz, dhezne nga një se fluturoni. Ashtu po thotë kënga për Hashishin. Edhe fitoni…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos