Site icon Telegrafi

“Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin” – kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

James Rodriguez, lojtari 33-vjeçar i skuadrës meksikane Leon, të cilin Real Madrid e solli nga Monaco në vitin 2014 në një transferim prej 70 milionë eurosh, komentoi kohën e kaluar në Madrid.  

Kolumbiani mbërriti në Madrid si transferimi i katërt më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, pasi shkëlqeu në Kupën e Botës në Brazil, ku ishte golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola.  

45,000 njerëz e mirëpritën atë në prezantim. Ai u largua nga Real Madridi  në vitin 2020 me një rezultat prej 37 golash dhe 42 asistime në 125 ndeshje për klubin.  

Si lojtar i Real Madridit, ai fitoi dy Liga të Kampionëve, dy La Liga dhe nëntë trofe në total.  

“Manchester City dhe PSG të dy më donin, më ofruan shumë para. Zgjodha Realin pasi presidenti i klubit Florentino Perez më pyeti nëse doja famën apo paratë. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Realit. Kur erdha në klub, nuk e dija se si do të flisja me Ramos, Benzema, Modric, Ronaldo ose Casillas. Të gjithë ishin të afrueshëm në fillimet e mia në Real Madrid”, kujton James. 

Lexo po ashtu Ia bëri vetëm një pyetje të thjeshtë: James tregon se si e bindi Perez që të transferohej te Real Madridi

Nga trajnerët që e drejtuan te Real Madridin, ai pranoi se nuk shkonte mirë me Rafael Benitez, por se kishte marrëdhënie të mira me Zinedine Zidanen.  

“Ai ishte idhulli im. Unë nuk u zemërova me të edhe pse ai nuk më futi në lojë. Ai përdori Kroos, Casemiro dhe Modric. Unë e respektoj këtë”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

Exit mobile version