Site icon Telegrafi

Kur e publikoi hitin “Baby”, pasuria e Bieber ishte 500 mijë dollarë – sot këngëtari ka pasuri prej 265 milionë dollarësh

(Foto: Getty Images)

Justin Bieber është renditur i 13-ti në listën Forbes për yjet më të paguara në vitin 2017, ndërsa këtë sukses e arriti falë shitjes së 140 milionë kopjeve albumesh duke përfituar 44.7 milionë dollarë.

Këngëtari kanadez u bë i njohur si 13-vjeçar kur në YouTube u publikua një xhirim, në të cilin këndonte një këngë të Usherit.

(Foto: Getty Images)

Më pas, ai u bë artisti i parë që u përfshi në ‘Billboard Hot 100’ me shtatë këngë nga albumi debutues.

Albumi i tij i parë, i titulluar “My World 2.0”, u publikua në vitin 2010, ndërsa mori kryesimin e top-listave në vende të ndryshme.

(Foto: Getty Images)

Hiti më i madh nga ai album ishte “Baby”. Kënga në bashkëpunim me Ludacris, aktualisht numëron 1.8 miliard shikime në YouTube.

Dhe tani si 23 vjeçar, ai është ndër yjet më të pasura të skenës botërore. Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e Bieber është në vlerë prej 265 milionë dollarë.

Në vitin 2010, menjëherë pasi u lansua hiti “Baby”, pasuria e tij ishte vetëm 500 mijë dollarë, ndërsa pas suksesit të atëhershëm dhe hiteve të vazhdueshme, ai ka qindra miliona pasuri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R9yNWbetJVU

Exit mobile version