Barcelona sezonin e shkoi si e pamposhtur deri në fund ku pësoi një disfatë, por këtë vit gjithçka po funksionon ndryshe.

Skuadra e Ernesto Valverdes këtë sezon, ka humbur një herë, duke u mposhtur nga Liganesin, vetëm në xhiron e gjashtë.


Më shumë se kjo, Blaugrana në pesë nga tetë ndeshjet e tyre deri më tanimë kanë pësuar gol, duke treguar se ekipet kundërshtare janë të gatshme dhe në gjendje të sulmojnë dhe të shënojnë.

GettyImages 1041216942 Lionel Messi me shokë . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Kundër Sevillas në Superkupë dhe Real Sociedadit e Huescas në LaLiga Santander, ata fitua, por pranuan gola.

Por pastaj nuk mundën të menaxhonin një barazim kundër Gironas, ndërsa pësuan në fund me Leganesin.

GettyImages 1040951152 Barcelona duke festuar një gol . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Në këtë fazë sezonin e kaluar, ata pranonin vetëm dy gola, por deri më tash ata kanë pësuar shtatë gola, me në portë Marc-Andre ter Stegen.

Një tjetër shqetësim është edhe numri i vogël i lojtarëve nga akademia, po vazhdon të bie. /Telegrafi/   

telegrafi sport app