LAJMI I FUNDIT:

Kumanova qyteti më i ndotur në Maqedoni (Video)

Kumanova qyteti më i ndotur në Maqedoni (Video)

Kumanova është shndërruar në qytetin më të ndotur të Maqedonisë, mbrëmë ka qenë qyteti rekorder sa i përket grimcave të dëmshme (PM10). Qytetarët ankohen se askush nuk po merr masa për parandalim e ndotjes që çdo ditë e më shumë po i helmon ata.

Në Kumanovë për vite me radhë kanë punuar shumë fabrika por edhe ngrohjet qendrore të gjitha kanë qenë me thëngjill, e nuk është ndotur ajri kaq shumë sikurse tash, tash është ndotur shkaku se populli nuk ka për të djegur dru për ngrohje por ngrohet duke djegur plastika – shprehen disa qytetarë të revoltuar për gjendjen.

Këshilltarët komunal të Kumanovës në një seancë të jashtëzakonshme kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që në këtë qytet të vendoset edhe një stacion matës i ndotjes së ajrit. Ministri Ahmeti premtoi stacion shtesë, por nuk foli për masat që do të ndërmerren për uljen e ndotjes enorme.


“Ministria të cilën ne e drejtojmë ka rreth 20 stacione matëse pothuaj se në të gjitha qytetet më të mëdha të vendit përfshi këtu edhe Kumanovën dhe në investimet tona të mëtutjeshme të sigurimit të një numri më të madh të stacioneve matëse sigurisht do ti përgjigjemi pozitivisht kërkesës”, deklaroi Bashkim Ahmeti, Ministër i Ekologjisë.

Në Kumanovë nuk ka fabrika që mund të nxisin ndotjen e përmasave të këtilla. Sipas autoriteteve ndotja mund të ndodh për shkak të lëndëve djegëse të cilët qytetarët po i shfrytëzojnë për ngrohje por edhe nga numri i madh i makinave që qarkullojnë nëpër qytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori