LAJMI I FUNDIT:

Kultivimi i dredhëzës po sjellë përfitime për fermerët

Kultivimi i dredhëzës po sjellë përfitime për fermerët

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi bashkë me Donnie Harrington, këshilltar i lartë për zhvillim në USAID vizituan sot kultivuesit e dredhëzës që po marrin pjesë në Panairin e Dredhëzës në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Ata kanë biseduar me fermerët për të arriturat dhe sfidat e tyre si dhe përkrahjen që marrin nga institucione të ndryshme.
Zëvendësministri Kajtazi tha se pemët manore janë një sektor strategjik për vendin dhe që në vitet e fundit kanë dëshmuar rritje të kultivimit dhe cilësisë, dredhëza e po ashtu edhe mjedra. Kajtazi tha se janë rreth 2 milionë euro që janë ndarë nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2015 për pemët manore në grante dhe subvencione. Ndërkaq këtë vit janë planifikuar rreth 3.8 milionë euro për pemë manore në prodhim, përpunim dhe pagesa direkte.

Kjo mbështetje, tha ai, do të rritet edhe në vitet e ardhshme sepse edhe përfitimet për fermerët janë të mëdha në këtë sektor dhe si kultura bujqësore ndihmojnë në hapjen e vendeve të reja të punës të rregullta si dhe sezonale. Zëvendësministri Kajtazi falënderoi USAID për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi në kultivimin e kulturave të reja bujqësore në Kosovë e që kanë treguar rezultatet mjaftë të dobishme.


Edhe zyrtari i USAID theksoi se bujqësia është një prej sektorëve potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në këtë drejtim ai tha se USAID do të vazhdojë të mbështesë kultivimin e pemëve manore në sa më shumë sipërfaqe, por edhe kulturat dhe aktivitetet tjera bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori