LAJMI I FUNDIT:

Kukan: Pres bashkëpunim Qeveri-opozitë për agjendën evropiane të Maqedonisë

Kukan: Pres bashkëpunim Qeveri-opozitë për agjendën evropiane të Maqedonisë

Raportuesi në hije i Parlamentit Evropian për Maqedoni, eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, në një bisedë me korrespondentin e AIM-së thotë se PE-ja është duke i përcjellë aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë me një admirim të madh.

Këto aktivitete kanë të bëjnë me çështjen e nismave për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe për çështjen emrit me Greqinë. Kukan përmend festimet e përbashkëta dhe çështjen e gjuhës maqedonase si pika të nxehta të marrëveshjes me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me agjendën evropiane, Kukan pret bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, respektivisht një bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e opozitës.


Në lidhje me PSP-në, Kukan porositë që të bëhen hetime në mënyrë objektive, të mos bëhen keqpërdorime politike të kësaj çështje, si edhe të mos lihet situata sikur asgjë nuk ka ndodhur./Telegrafi/