Site icon Telegrafi

KUIZ: 60 vjet pas filmit të parë për James Bondin, sa keni njohuri për agjentin më të famshëm sekret

James Bondi i parë – Sean Connery dhe i fundit – Daniel Craig (Foto: Variety)

Personazhi James Bond u shfaq në ekran pikërisht 60 vjet më parë dhe u bë një nga personazhet më legjendare në historinë e kinemasë.

Deri më tani, tetë aktorë e kanë luajtur atë në film: Barry Nelson, Sean Connery, David Niven, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe Daniel Craig. Disa prej tyre portretizuan në më shumë raste agjentin më të popullarizuar.

Sean Connery luajti agjentin 007 në filmin “Dr. No” në vitin 1962, i cili u filmua bazuar në romanin e gjashtë të Ian Fleming dhe fitoi deri në 60 milionë dollarë në arkë. Ishte fillimi i një prej ekskluziviteteve më të famshme në botën e filmit.

I fundit që e ka luajtur James Bondin është Daniel Craig, i cili për herë të fundit e mishëroi personazhin e famshëm në filmin “No Time to Die” (2021).

Pas largimit të Craig, producenti dhe skenaristi, Michael G. Wilson, deklaroi se spiuni i radhës ndoshta do të jetë një aktor rreth të tridhjetave. Dëshira e tij është që një britanik ta marrë rolin në moshë të re për të vazhduar me atë rol edhe për 15 vitet e ardhshme.

E ndërsa të gjithë presin me padurim pasardhësin e Daniel Craig, ne kemi përgatitur një kuiz me detaje nga filmat që çmendën botën dhe aktorët kryesorë që mishëruan James Bondin ndër vite. Adhuruesit e vërtetë të filmave për ‘007’ me siguri se do t’i kenë të gjitha përgjigjet. /Telegrafi/


Exit mobile version