Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se partitë politike në vend do të gjejnë zgjidhje për temat e mëdha.
Kuçi, edhe pse në qeverinë e kaluar, kishte pozita të rëndësishme, tashmë shihet rrallë, pasi është fokusuar në profesionin e vet si profesor në Universitetin e Prishtinës.
Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ish-ministri i Drejtësisë, ka thënë se zgjidhja për temat e mëdha duhet të ndodhë në kuptimin e domosdoshëm kushtetues.
“Unë mendoj që ky konsensus është i domosdoshëm se vendimmarrja është paraparë ashtu. Nuk mund të ketë vendimmarrje të tillë, e para në aspektin juridik-kushtetues ngase kërkohen për vendime 2/3 e Kuvendit të Kosovës. Nëse marrim parasysh ushtrinë e Kosovës, duhet të kemi pëlqimin edhe të pakicës, jo vetëm të shumicës të vendit tonë me ndryshime kushtetuese. Pastaj këto janë vendime që ndikojnë në gjeneratat e ardhshme.
Pra nuk janë punë e një partie, një qeverie, një subjekti politik, por janë punë që ndikojnë për të ardhmen e gjeneratave që do të vijnë. Unë besoj se pjesëmarrja e të gjithëve bashkërisht, do ta forcojë pozicionin e Kosovës, do ta korrektojë pozicionin nëse veç ka nevojë për korrektime të tilla, dhe do ta tregojë energjinë e duhur përballë edhe partnerëve tanë ndërkombëtar. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë, jo në kuptimin ideal, por në kuptimin e domosdoshëm kushtetues”, th a ai.
Kuçi ka kërkuar që të mos pritet mrekulli nga tryezat, pasi ato vetëm sa e kanë thyer akullin e takimeve mes spektrit politik. Ai ka vlerësuar se temat e mëdha nuk duhet të jenë barrë e vetëm një partie politike, e asnjë individi, por e të gjitha subjekteve politike.
“Unë mendoj që subjektet politike në Kosovë, pozitë ose opozitë i kanë rolet e ndara, por kur vije në pyetje interesi nacional, nuk ka role të ndara. Secili e ka fuqinë politike sipas fuqisë politike që e ka. Tryezat e kanë thyer akullin, mos të presin menjëherë mrekulli që do të kenë ndonjë marrëveshje eventuale, por vetëm marrëveshje për të pasur marrëveshje.
Marrëveshja për t’u ulur bashkë është për t’u përshëndetur, marrëveshje duhet të kemi më shpesh dhe nuk duhet të frikësohemi askush nga takimet e tilla, përkundrazi, unë mendoj se takimet e tilla e fuqizojnë pozicionin e Kosovës, por nuk e dobësojnë pozicionin e askujt veç e veç. Natyrisht që priten edhe dallime që mund të jenë edhe konceptuale, edhe personale për çështje të ndryshme, por i vetmi vend janë tryezat që mund të përafrojnë qëndrimet. Përndryshe komunikimi në distancë ndonjëherë krijon paqartësi, sa më shpesh që ka tryeza kalon në rutinë, nuk ka më lajm… Më shumë duhet të jetë lajm ‘prodhimi’ që del nga ato takime”, theksoi ai për KosovaPress.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykata Penale: Nuk kemi marrë kërkesë nga Igor Jug për të përsëritur procedurën për “27 prillin”
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
SPB Tetovë: Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër