Site icon Telegrafi

Kuçi: Nëse zgjidhem deputete, prioritet do të kem rininë dhe kushtet e punës në sektorin privat

Kandidatja e PSD-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Natyra Kuçi, ka folur për prioritetet e saja nëse bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kuçi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ajo do të kontribuoj në Kuvend për të rinjtë dhe në sektorin e kushteve të punës.

“Vet kam kaluar gjatë në këtë sektorë në punë të ndryshme. Është vështirë të gjesh punë por edhe kur e gjen është vështirë ta mbash atë, sepse ke pasuri duke filluar nga kontratat e kushtet tjera që të gjithë i dimë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kandidatja e PSD-së për deputete, thotë se në të gjitha listat e partive ka të rinj por sipas saj ata nuk gjejnë mbështetje nga strukturat partiake. Sipas saj të rinjtë qëndrojnë mirë në PSD dhe kanë mbështetje të gjerë.

Kuçi ka thënë se në PSD përfaqësimi i femrave tashmë ka arritur në nivelin 50%.

Duke folur për koalicionet e mundshme, ajo thotë se nuk do ta votonte koalicion me PDK ndërsa për bashkëpunim me subjektet tjera thotë se duhet parë bazat programore.

Thotë se beson shumë se PSD do të mbajë numrin e deputetëve që ka pasur në legjislaturën e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version