Sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, në emisionin Zona B në Klan Kosova, ka folur rreth çështjeve të fundit politike si dhe deklaratave të kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Dalldan Molliqaj, i cili mbrëmë pikërisht në Zonën B, foli rreth qëndrimit të tij për një koalicion të mundshëm opozitar.
Sipas Kuçit, deklaratat e mbrëmshme të Molliqajt nuk janë bërë në emër të subjektit të tij politik.
“Dardani po më duket se deklarimin e tij e ka bërë jo në emër të partisë, në qoftë se ka qenë mendimi i tij, unë i jap të drejtë. Besoj se Dardani dëshiron të krijohet një frymë bashkëpunimi për të krijuar një koalicion të madh qeveritar”, tha ai.
“Ne marrëveshje tjetër dhe as obligime tjera nuk kemi përpos kundërshtimit të marrëveshjeve. Normalisht që Dardani përfaqëson Vetëvendosjen e unë e përfaqësoj AAK-në”.
Kuçi tha se partia të cilën ai e përfaqëson është në rritje e sipër.
“Kemi pasur prurje të reja, secila degë është organizuar mirë, AAK-ja asnjëehrë nuk ka qenë më mirë e organizime si parti, duke u krahasuar me të gjitha partitë e tjera në Kosovë”.
“Unë i njoh të gjitha partitë, e njoh shpirtin e tyre partiak, i njoh thellësisht. Konstatimi i joni është se Aleanca është në rritje, secili sondazh që do të bëhet nëse është real e tregon atë”.
Sipas tij subjekti më i madh opozitar e ka një përparësi kundrejt AAK-së.
“Përparësia e Vetëvendosjes është në Kuvend, i ka folësit më të mirë, por nuk është pake dhe për ne që të kemi strukturën më të mirë organizative. Nuk është koha të bisedohet shumë konkretisht për një koalicion të përbashkët, por jo të merret vendim, duhet të jemi të kujdesshëm sepse ne jemi të bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme”.
Ai tregoi se është vështirë të bëhet një koalicion mes tri partive që kanë dallime.
“E para nuk është lehtë të koordinohen tri pari me mendimet e veta, sepse ato ndryshojnë në zanafill, në program. Ne gjatë këtij procesi kemi gjetur pika të përbashkëta, por kemi edhe ndryshime”.
“Ne edhe kur kemi filluar kemi thënë që mund të bëjnë çdo send, por jo ta kallim Kosovën, nuk po them se Vetëvendosje po e bënë këtë, por ne jemi më të kujdesshëm”
“Ju i keni parë skenat në Kuvend, e kanë nxjerrë liderin e tyre jashtë, e kjo nuk ka ndodhru me AAK-në, sepse ne nuk i kemi kalaur limitet. Ne e kemi pasur frikën se do të kalohen këto limite që liderët të ngrihet zvaras”.
“Ne nuk kemi dashur të kalojmë limitet tek njerëzit që kanë qenë pjesë e luftës, nuk kemi dashur të preken liderët. Ne duhet ta mbrojmë deputetin, sepse ai është krijuar ashtu se kemi përgjegjësi edhe për votuesit e AAK-së. Unë jam frikësuar shumë edhe atë kohë kur Haradinaj është ndaluar në Slloveni se do të tejkalohet ai limit dhe kjo më ka ndodhur edhe në secilën senacë që është mbajtur”, tha ai.
Sipas Kuçit, Qeveria e ka për detyrë që të shkojë në zgjedhje.
“Çështja e shkuarjes në zgjedhje është detyrim i kësaj Qeveria në formën e llogaridhënies. Ne po mendojmë se kjo qeveria nuk po jep llogari. Asnjë zyrtar i Qeverisë nuk ka dhënë dorëheqje, së paku ndonjë përfaqësues ligjor është dashur të jap dorëheqje”.
Ai ka thënë se AAK-ja ka dhënë dorëheqje nga disa gjëra që më parë kanë qenë prioritet për këtë subjekt politik.
“Nuk është problemi i Kryeministrit, është problemi se çka i ofron qytetarit a ndodh ndryshimi pozitiv, ne heqim dorë prej disa elementeve që kanë qenë prioritet në kohën e kaluar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë