Që nga dhjetori i vitit 2022 Kosova ka aplikuar për të marrë statusin e kandidates për anëtarësim në BE, por ende nuk ka marrë një përgjigjeje nga BE që thanë se është ende në dorë të këshillit.
Zgjerimi mbetet prioritet, por Kosovës, tash e dy vite, Bashkimi Evropian nuk ka marrë mundin as t’i kthejë një përgjigje pas aplikimit.
Pavarësisht kërkesave të pareshtura që vendit t’i jepet statusi i vendit kandidat, duke qenë i vetmi që nuk e ka mes shteteve ballkanike, kjo ende nuk ka ndodhur.
Nga Bashkimi Evropian, në një përgjigje për Dukagjinin, thonë se gjithçka ende është në dorë të Këshillit.
“Është në dorën e Këshillit të shqyrtojë hapat e ardhshëm. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një opinion nëse kërkohet nga Këshilli. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të forte politike, teknike dhe financiare për të ndihmuar të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në reformat kyçe institucionale, politike, sociale dhe ekonomike që janë të nevojshme për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së”.
Deputetë nga radhët e pushtetit, thonë se Kosova ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe janë në pritje të hapave nga BE-ja, me pyetësorin që hap këtë proces.
“Tani e kanë marrë edhe Ukraina edhe Moldavia që kanë edhe probleme territoriale për shkak se Ukraina është në luftë dhe Moldavia ka Transiderinë si rajon autonom, por Kosova nuk po e merr si çështje më shumë politike brenda Bashkimit Europian dhe duhet të shohim se kur BE do të lëvizë edhe me heqjen e masave edhe me vendimin për statusin e kandidatit”, ka deklaruar Agon Batusha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por opozita, problemin e sheh tek qeveria aktuale.
“Arsyeja pse Komisioni Europian nuk e trajton kërkesën e Kosovës është të Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë raport të mirëfilltë me komisionin evropian, i vetmi raport që ekziston profesional dhe i karakterit të punës është sanksionet dhe kur do të largohen sanksionet cilat janë hapat që do duhej të ndërmerrnin që kjo të ndodh”, ka deklaruar Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme.
Të ngjashëm mendimin e ka edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ai thotë se edhe aplikimi u bë për sy e faqe.
“Sa për sy e faqe edhe pa asnjë plan konkret se cilët janë hapat që Kosova duhet të bëjë, po të kishim hapa ne do të bënim,Shqipëria tashmë hapi kapituj ka ecë në procesin e anëtarësimit shumë larg krahasuar me ne, ndërkohë që në disa çështje të them të drejtën në institucione ku funksionon ligji dhe mekanizma tjerë brenda Kosova ka qenë disa hapa para Shqipërisë”, ka theksuar ai.
Përparimi në dialog është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë për progres në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.
Së voni, Komisioni Evropian, ka lansuar Planin e Rritjes, me synimi në përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Përndryshe, Kosova, kishte aplikuar për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, në atë kohë nën presidencën e Çeke të BE-së.
Por asnjëra prej shteteve që kanë kryesuar BE-në në vazhdim, nuk kanë ndërmarrë hapa në shqyrtimin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?