‘Ku e kemi parë këtë’ – Aubameyang rikrijoi festimin ikonik të Henryt, legjenda ishte aty për ta parë

Pierre-Emerick Aubameyang ishte njëri nga golashënuesit e Arsenalit në fitoren e të dielës kundër Tottenham Hotspur.
Topçinjtë e fituan me rezultat 3-1 derbin e Londrës Veriore në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, me golat e Emile Smith Rowe, Aubameyang dhe Bukayo Saka, derisa golin e nderit për Spursat realizoi Heung-min Son.
Ishte një paraqitje e mirë e Arsenalit në këtë ndeshje, të cilën e vulosi që në pjesën e parë, ndërsa goli i sulmuesit nga Gaboni u dha më shumë kënaqësi tifozëve.
32-vjeçari festoi duke u ulur në gjunjë para tifozëve mysafirë të Tottenhamit, njësoj siç kishte bërë Thierry Henry në nëntor të vitit 2002 kur festoi para tifozëve të Spursave në Highbury.

Nga
Telegrafi
26/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



(Foto: Twitter/Joe-Prince Wright)


















































