Në Medvegjë të Luginës së Preshevës më 3 nëntor do të organizohet protesta e radhës kundër diskriminimit, përmes pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të kësaj komune.
Në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale nga “Medvegja.net”, thuhet se me datën 12 gusht 2024, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc. E, po ashtu më datën 23 shtator 2024,shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë.
“Protesta e caktuar e radhës në Medvegjë, më datën 3 nëntor 2024, me moton ‘Kthema adresën’’, është edhe kundër diskriminimit, në përdorimin e gjuhës shqipe, simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, protesta e radhës në Medvegjë është vazhdim i marshit protestues në Bujanoc dhe marshit protestues në Preshevë, që ishin mbajtur si protesta gjithëpopullore, me moton për IDENTITET e DINJITET, ishte marshimi përballë padrejtësive e diskriminimit, ku është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Protesta është për të dëshmuar për të satën herë se përkundër mbajtjes dhe organizimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar, dhe nuk mund të shtyhen pafundësisht!?”.
“Dy marshet protestuese dhe protesta tani e paralajmëruar në Medvegjë, janë për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje