Kthehen në shtëpi dy fëmijët që u raportuan si të humbur në Ferizaj

Janë kthyer në shtëpi dy fëmijët që u raportuan më herët si të zhdukur në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi për Telegrafin se fëmijët janë kthyer në shtëpi.
"Ju njoftojmë se mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur", tha ai.
Ndryshe, rastin e zhdukjes së fëmijëve e kishte raportuar në Policia nëna e tyre, siç kishte raportuar ajo fëmijët kishin dalë nga shtëpia dhe nuk ishin kthyer më. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































