LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 19° heavyrain

Kryetari Muharremaj nënshkruan peticionin e shoqërisë civile për shpëtimin e arsimit

Kryetari Muharremaj nënshkruan peticionin e shoqërisë civile për shpëtimin e arsimit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të martën, ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga organizatat e shoqërisë civile për shpëtimin e arsimit. Me këtë rast ka theksuar se reformat në sistemin arsimor janë të nevojshme në nivel të Kosovës.

Duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur cdo nismë që shkon në dobi të qytetarëve, kryetari Muharremaj ka theksuar se në sheshin “Fadil Vata” ka nënshkruar peticionin në fjalë, në mënyrë që reformat të zbatohen në nivel vendi, raporton Telegrafi.

“Besoj se kjo shkon në interes edhe të nxënësve, edhe të prindërve, por edhe të mësimdhënësve”, ka thënë Muharremaj.


Aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha i ka bërë ftesë qytetarëve që ta mbështesin peticionin me nënshkrimin e tij. Madje në bisedë me kryetarin Muharremaj ka treguar edhe për cakun e vënë për numrin e nënshkrimeve të mbledhura në këtë komunë.

“Kam vënë bast me shoqërinë që prej Suharekës nuk kthehem pa 1 mijë nënshkrime”, është shprehur ai.

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), i përbërë nga 14 organizata, ka iniciuar peticionin për shpëtimin e arsimit, me tri kërkesa kryesore:

“Riorganizimi i shkollave me më pak se 60 nxënës: Numri i nxënësve po zvogëlohet çdo vit, me rreth 340 klasa që kanë më pak se 5 nxënës në mbarë vendin. Institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime konkrete për mbylljen e të gjitha shkollave me më pak se 60 nxënës”.

“Pensionimi vullnetar i parakohshëm për arsimtarët e moshës 55-64 vjeç: Aktualisht, mbi 25% e edukatorëve në Kosovë i përkasin kësaj moshe. Ofrimi i mundësisë për pension të parakohshëm është një masë e cila mundëson zvogëlimin e tepricës së arsimtarëve në Kosovë, kursimin e burimeve duke mos zëvendësuar pedagogët aty ku është e panevojshme, dhe hapjen e rrugës së një brezi të ri edukatorësh aty ku ka nevojë”.

“Vlerësimi vjetor i aftësive dhe njohurive të mësimdhënies për të gjithë edukatorët: Gjatë dekadës së fundit, vetëm 3% e edukatorëve i janë nënshtruar vlerësimeve formale të performancës. Me qëllim të mbështetjes e jo ndëshkimit të mësimëdhënësve, kjo pikë synon të kontribuojë në efektivitetin e procesit pedagogjik në tërësi”.

Përmes adresimit të këtyre pikave, ROSCAP shpreson për një sistem arsimor të orientuar drejt një të ardhmeje të sigurt dhe premtuese.

Rrjeti synon të mbledhë 10,000 nënshkrime deri më 7 shtator. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë - deklarimi i plotë

Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë - deklarimi i plotë

Lajme
“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

“Në fushë jam shqiptar, në jetë zviceran”, Xherdan Shaqiri flet për mentalitetin e tij

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Kalo në kategori