Lladrovci konfirmon se Drenasi sërish në vendin e parë në Grantin e Performancës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku raportoi para qytetarëve punën njëvjeçare të këtij viti, ku edhe kumtoi lajmin se Drenasi sërish rangohet i pari në Grantin e Performancës.
Tubimi u mbajt në Sallën e Kuvendit dhe morën pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, administratorë të vendbanimeve si dhe qytetarë të shumtë.
Temë diskutimi e këtij tubimi me publikun, ishin aktivitetet e komunës të cilat janë kryer gjatë këtij viti.
Fillimisht, fjalë hyrëse pati udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili tregoi rëndësinë e këtij takimi duke shtuar se “Tubimi me publikun ka karakterin informues për pjesëmarrësit mbi të arriturat dhe vështirësitë si dhe investimet kapitale gjatë këtij viti”.
Ndërsa, sa i përket punës një vjeçare ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe njëherësh falënderoi administratorët e vendbanimeve për bashkëpunimin me ekzekutivin për t’ju dal në ndihmë qytetarëve, projekteve të nivelit qendror e lokal, me propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet gjatë tërë vitit.
“Ky vit, po përmbyllet me suksese. Sot kemi pranuar edhe zyrtarisht që jemi komuna më e mirë me performancë në nivel të Republikës dhe falë këtij çmimi, komuna do të përfitoj mbi 1.2 milion euro grant, ku të gjitha këto mjete do të dedikohen për projekte kapitale për të mirën e qytetarëve” tha kryetar Lladrovci.
Tutje kryetar Lladrovci, në mënyrë të detajuar paraqiti të arriturat, vështirësitë, aktivitetet si dhe projektet e realizuara nga drejtoritë komunale gjatë këtij viti.
“Sfidë tejet të madhe gjatë këtij viti kemi pasur mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës për më shumë se katër muaj, si dhe mjetet financiare që janë tërhequr nga thesari përmes formës përmbarimore në zbatimin e kontratës kolektive”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Të pranishmit i parashtruan pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa kryetari Lladrovci i falënderoi për sugjerimet e dhëna si dhe u dha përgjigje të gjithë atyre që adresuan pyetje rreth projekteve të përfunduara gjatë këtij viti, por edhe projekteve në të ardhmen.
Për fund, kryetari Lladrovci uroi të pranishmit si dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, festat e fund vitit, duke ju dëshiruar gjithë të mirat në jetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Incident në autobusin e linjës 3A, largohet nga puna shoferi dhe kondukteri pezullohet për 10 ditë

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit