Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt që drejtohet nga Agim Aliu edhe gjatë këtij viti ka vazhduar të ketë raporte miqësore dhe zyrtare me gjithë ekipet e KFOR-it në Kosovë, por veçanërisht raporte e takime të vazhdueshme Aliu ka mbajtur me KFOR-in amerikan.

Mbështetja e Amerikës për Kosovën, por edhe ndërtimi i Kampit “Bondsteel” që gjendet në zonën kadastrale të Ferizajt, ka shtyrë gjithmonë kryetarin Aliu, që të mban raporte miqësore me KFOR-in. Raportet e tilla janë thelluar edhe më shumë pasi që kryetari Aliu vazhdimisht takohet me drejtuesit e tyre në prag të festave të rëndësishme për Kosovën e Amerikën.


Aliu,  ka njoftuar se edhe këtë të enjte në prag të festave të fundvitit është takuar me përfaqësuesit e KFOR-it amerikan dhe në të njëjtën kohë i ka njoftuar për sigurinë e qetë në gjithë territorin e kësaj komune dhe më gjerë.

“Kënaqësi që në prag të festave të fundvitit, të pres në zyrën time ushtarakët e KFOR-it amerikan e të shkëmbejmë dhuratat me Nënkolonelin Evan Hessel - Zëvendëskomandant i Komandës Regjionale-Lindje, Rreshterin e Klasit të Parë, Ryan Johnson - Komandant i LMT-Ferizaj dhe specialistin Elmer Santos”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

470667631 1116691663153571 7483662091227511513 n

viber image 2024 12 19 16 40 46 708

viber image 2024 12 19 16 40 45 685

viber image 2024 12 19 16 40 46 029

viber image 2024 12 19 16 40 46 243

viber image 2024 12 19 16 40 46 481