Kryeministri uron Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

13:"LEUTRIM_LIKAJ
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 28 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, priti znj. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Unionit Socidaldemokrat (SDU).
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ua uroj këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve boshnjakë të vendit”, tha kryeministri Hoti.
Ai, po ashtu, theksoi se Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































