LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri francez: Lufta kundër terrorizmit është e gjatë

Kryeministri francez: Lufta kundër terrorizmit është e gjatë

Lufta kundër terrorizmit është e gjatë, andaj Franca do të përgatitet që të rrisë buxhetin për ushtrinë.

“Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në një ambient strategjik tërësisht të modifikuar dhe asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet përpara një përgjegjësie të tillë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri francez Bernard Cazeneuve, i cili ka theksuar se, Franca duhet të vazhdojë të bëjë zgjedhje buxhetore ambicioze dhe të qarta në favor të ushtrisë.


“Vendi duhet të mbështesë në mënyrë afatgjatë atë që është bërë në këto 5 vjet në shërbim të mbrojtjes”, ka thënë Cazeneuve.

Ai ka theksuar se ka qenë vetë presidenti i Republikës që i ka dhënë ushtrisë burimet e duhura për të realizuar misionet e tyre, transmeton Tch.

“Për herë të parë prej dekadash, efektivët tanë janë shtuar, siç dëshmon edhe buxheti i ministrisë për vitin 2017”, ka shtuar Cazeneuve.

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori