LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

KRU “Mitrovica” u bën sërish apel qytetarëve për kursimin e ujit të pijes

KRU “Mitrovica” u bën sërish apel qytetarëve për kursimin e ujit të pijes
Foto ilustruese e ujit të pijes

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë sërish apel qytetarëve që të kursejnë ujin e pijes.

KRU “Mitrovica” ka thënë se ankesat e qytetarëve për mungesë të furnizimit me ujë të pijes shfaqen çdo vit kur temperaturat ngriten. Sipas tyre, ky problem ka të bëjë me keqpërdorimin e ujit të pijes, shkruan Telegrafi.

“Ky problem ka të bëjë ekskluzivisht me keqpërdorimin e ujit të pijes nga ana e konsumatorëve të pa ndërgjegjëshëm, përkundër faktit se Impiantet për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol dhe Balinc punojnë me kapacitet të plotë të përpunimit të ujit, me të vetmin qëllim që furnizimi me ujë të pijes të jetë sa më i mirë”, thuhet në njoftim.


KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se zgjidhja e vetme e këtij problemi gjendet tek përdorimi racional i ujit të pijes. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Ndërkombëtare
“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

“Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai” - Krisa dhe Xheneta përplasen ashpër në mes të emisionit

Magazina
​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Lajme
“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani zbulon nëse ka folur me të dashurin e saj

Magazina
Kalo në kategori