Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e saj janë angazhuar në zonën e Rekës së Keqe për të mbuluar gypat përgjatë rrugës që çon drejt kaptazhit, pasi reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime dhe dëmtime në terren.

Sipas njoftimit, punimet po kryhen me prioritet për të siguruar funksionimin e pandërprerë të rrjetit dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme infrastrukturore.


KRU “Gjakova” apelon qytetarët për mirëkuptim derisa ekipet vazhdojnë intervenimin në zonat e prekura nga reshjet. /Telegrafi/