Site icon Telegrafi

Kronologji: Jeta romantike e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

(Foto: Getty Images/Guliver)

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë dy prej emrave më të përfolur në Hollywood kur është fjala për jetën e tyre romantike. Edhe pse ndarja tyre ka ndodhur shumë vite më parë, fansat gjithmonë kanë dashur që t’i shohin sërish bashkë.

Ndërsa një ritakim i fundit mes tyre në ceremoninë e SAG Awards, ku ndanë një përshëndetje të ngrohtë ka rikthyer dëshirën e fansave për ribashkimin mes aktorëve të famshëm që dikur ishin të martuar.

Më poshtë jua sjellim në formë kronologjike disa prej momenteve nga jeta e tyre private që nga takimi, ndarja e deri te ritakimi:

1998: Dolën në takimin e parë, pasi u njoftuan përmes agjentëve të tyre.

1999: Çifti del bashkë për herë të parë në publik në tepihun e kuq të Emmy Awards.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

2000: Brad dhe Jennifer martohen në një ceremoni të mrekullueshme në Malibu .

2001: Aktori merr pjesë si mysafir në serialin “Friends”.

2003: Aniston pyetet në një intervistë se a është Pitt dashuria e jetës së saj, ndërsa përgjigjet: “Nuk e di”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

2004: Brad takohet me Angelina Jolie në xhirimet e “Mr And Mrs Smith”, ku bien në dashuri me njëri-tjetrin.

2005: Ndahen Aniston dhe Pitt.

2014: Angelina dhe Brad martohen.

Jennifer Aniston adhe Justin Theroux (Foto: Kevin Winter/Getty Images for DGA/Guliver)

2015: Jennifer martohet me Justin Theroux.

2016: Pitt ndahet nga Jolie.

2018: Aniston ndahet nga Theroux.

2019: Për herë të parë që nga ndarja, Brad dhe Jennifer marrin pjesë në të njëjtën ndejë, atë pas Golden Globes.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for SAG-AFTRA Foundation/Guliver)

2020: Aniston dhe Pitt ritakohen në SAG Awards dhe bëjnë bujë me përshëndetjen mes tyre.

/Telegrafi/

Exit mobile version