LAJMI I FUNDIT:

Krokodili i rrallë indian mban 100 bebe në kurriz pas çiftimit me 7-8 femra

Krokodili i rrallë indian mban 100 bebe në kurriz pas çiftimit me 7-8 femra

Të dalësh shëtitje me fëmijët merr një kuptim krejt tjeter për prindërit krokodilë.

Në këtë imazh të fotografit indian Dhritiman Mukherjee, një krokodil mashkull ‘garial’ në ujërat e parkut kombëtar Chambal pret me durim teksa më shumë se 100 bebe një muajshe të tij i ngjiten në kurriz për të udhëtuar me të.

“Ka krokodilë të tjerë që i mbajnë bebet e tyre në gojë,” thotë eksperti britanik i zvarranikëve Patrick Campbell.


“Por garial-ët indianë kanë një morfologji të pazakontë të gojës e turirit dhe kjo nuk është e mundur, prandaj bebet ngjiten në kokën e kurrizin e tyre për mbrojtje apo për të krijuar lidhjen me të”, shton ai.

Krokodilët garialë arrijnë deri në 4.5 metra gjatësi dhe peshojnë rreth 900 kilogramë. Ata quhen kështu prej gungave në fund të turirit të meshkujve të njohura si ‘ghara’ në gjuhën indiane. Me këto gunga ata fuqizojnë tingujt e tyre dhe fryjnë fluska gjatë sezonit të çiftimit.

Mukherjee thotë se kishte fotografuar babanë në pamje duke u çiftuar me shtatë apo tetë femra të ndryshme për të arritur pjellorinë e më shumë se 100 bebeve.

Garialët janë një specie e rrezikuar krokodilësh, me rreth 650 adultë të mbetur në ujërat e Indisë e Nepalit. Në rezervatin indian të Chambal gjenden rreth 500 ekzemplarë të rritur.

Foto e Mukherjee është një nga 100 “më të rekomanduarat e konkurrimit të këtij viti “Wildlife Photographer of the Year” të mbajtur në muzeun e historisë natyrale në Londër dhe do të përfshihet në ekspozitën e tij. /tch/