LAJMI I FUNDIT:

Kroacia po ballafaqohet me situatën më të keqe të pandemisë COVID-19

Kroacia po ballafaqohet me situatën më të keqe të pandemisë COVID-19

Në Kroaci, ka vazhduar një rritje e konsiderueshme e numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Sipas Selisë Kombëtare, 180 persona të rinj janë infektuar në këtë vend, ndërsa dje ishin 130.

Në dy ditët e fundit, numri i të infektuarve të sapoardhur është dukshëm më i lartë se në ditët e mëparshme, transmeton Telegrafi.


Numri i rasteve aktive u rrit në 811, shkruan Index.hr. Midis tyre janë 115 pacientë që janë nënshtruar trajtimit spitalor, 10 prej të cilëve janë të lidhur me respirator. Fatkeqësisht, një person ka vdekur në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Kroaci, 6.050 njerëz kanë rezultuar pozitivë për coronavirus, 161 kanë vdekur dhe 5,087 janë shëruar. Aktualisht janë 2,752 persona në vet-izolim.

Kur bëhet fjalë për numrin e qytetarëve të infektuar rishtas, konsiderohet se sot është situata më e keqe që nga fillimi i pandemisë.

Shumica e infektuar së fundmi janë në Zagreb dhe Dalmaci. Sot në kryeqytetin kroat janë regjistruar 41 raste të reja të infeksionit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori