Kroacia nuk është dorëzuar përballë Brazilit dhe ka arritur të shënojë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Neymar e kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 105 me një gol të bukur, por kroatët arritën të barazonin.


Zhvillohej minuta e 117 kur Mislav Orsic i futur në lojë, mori një top nga e majta, pasoi në zonë ku Bruno Petkovic gjuajti me të parën dhe topi u devijua nga mbrojtja për të përfunduar në rrjetën e Alisson për 1-1.

https://twitter.com/FasikaZewolkait/status/1601269256033009667

Festë e madhe e kroatëve pas barazimit.

Fituesi i ndeshjes do të dihet pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

telegrafi sport app